Një mësim nga xhamitë e Shkodrës së vitit 1944

Behar Kaceli

 

Duke punuar me një dosje arkivore mbi themelimin dhe veprimtarinë e “Komitetit të Bamirësisë Myslimane të Shkodrës” gjatë vitit 1944, hasa një detaj teper interesant.

Në aktin e themelimit dhe në rregulloren e veprimtarisë së tij parashikohej edhe organizimi i “kurseve të mësimit të besimit nëpër xhami”.

Por ajo që tërheq vëmendjen është programi mësimor i këtyre kurseve, i paraqitur në raportin e veprimtarisë për vitin 1944.

Përveç “Kuranit dhe mësimeve të besimit”, fëmijëve u mësoheshin edhe matematika, historia, gjeografia, ilahite e lëndë të tjera.

Një qasje që na bën të mendojmë.

Sa nevojë kemi sot që, krahas mësimit fetar, fëmijëve në xhami t’u japim edhe dije që zhvillojnë mendimin, kulturën dhe horizontin e tyre?

Të paktën, t’u mësojmë historinë e kontributit të myslimanëve në zhvillimin e matematikës, astronomisë, mjekësisë, gjeografisë, filozofisë dhe shkencave të tjera.

Ndoshta ky dokument i vitit 1944 nuk është vetëm një dëshmi historike. Është edhe një kujtesë për mënyrën se si duhet ta mendojmë edukimin fetar edhe sot.
————————————
Pragram’i msimove per të vetmen Klasë si pregatitore per këtë mot, asht:

6 orë në javë (për ditë) — Kuranë
3 ” ” ” — Besim
3 ” ” ” — Gjuhe amtare
2 ” ” ” — Histori e Geografi
4 ” ” ” — Arith. e Geometri
2 ” ” ” — Arabisht
1 ” ” ” — Histori e Shejte
1 ” ” ” — Ilahi

( A.Q.Sh. F. 482 (viti 1944), D. 38, f. 5-20.)

ALLAH GALİB

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne