Mirel Josa: Lojtarët 18 vjeçarë të luajnë gjithë ndeshjen, nëse e meritojnë

INTERVISTA/ Në analizën e startit të kampionatit, specialisti i futbollit Mirel Josa me këndvështrim ndryshe

Agron KAJA

Sigal

Ditët sportive të kësaj jave sikur ikën shpejt, mendoni se polemikat pas ndeshjeve të javës së dytë e sollën këtë situatë?

Nuk besoj se janë këto polemikat që nuk duket java e shkurtër, sepse sporti në përgjithësi, dhe futbolli në veçanti e kanë këtë atmosferë në ritmikën e tyre. Jemi mësuar kështu, si do që të ndodhë nga java në javë në futbollin tonë.

Polemikat që kanë patur trajnerët me arbitrat dhe FSHF-së, e zbehin rolin e tyre për garën?

Nuk kanë pse ta zbehin garën, sepse ato janë bashkëudhëtare me këtë garë. Nuk dua të komentoj më shumë se sa kemi parë e lexuar në media, pasi vendimet e KDS sikur e turbullojnë pak situatën në kampionatin shqiptar. Por duhet të mësohemi.

Si është zbatuar rregulli i ri i FSHF-së në dy javët e para, për aktivizimin në lojë të lojtarëve 18-vjeçarë?

Lojtarët 18 vjeçarë duhet të luajnë gjithë ndeshjen, nëse e meritojnë. Kujtoj Lekbellon që ishte 16 vjeç dhe luajti me Tiranën. Një 18 vjeçar e fiton edhe kur atë e fut në formacion. Unë e shoh si një rregull që duhet të jetë i detyruar.

Dhe ju e quani të dmosdoshëm këtë rregull në futbollin shqiptar?

Ky ishte një vendim i FSHF-së i detyrueshëm, dhe i dmosdoshëm për futbollin tonë. Nëse meriton një 18 vjeçar duhet të luajë, sepse talentet e rinj duhen stimuluar. Kur unë kam luajtur kishim 16-17-18 vjeçar për 90 minuta lojë, jo vetëm 45 min.

Po futbollistët e ardhur gjatë kësaj merkato të verës, sa kanë spikatur në skuadrat respektive?

Nuk mendoj sat ë ardhurit e rinj në merkaton e verës nuk kanë bërë ndonjë diferencë, vetëm dy javë janë zhvilluar. Skuadrat që kanë marrë pjesë në Europë janë më të konsoliduara me përforcimet, ndërsa te skuadrat e tjera duan pak kohë.

Janë luajtur 10 ndeshje në dy javë dhe janë shënuar 24 gola, është tregues i mirë ky për nivelin e Superiores?

Për mendimin tim, është tregues i mirë. Por unë mendoj se gola do të ketë, pasi si ka ndryshuar rregullorja, u jep përparësi ekipeve që duan të sulmojnë. Do presim dhe ndeshjet e tjera ta shohim me gola, këtu veçohen ecuria e mirë e Laçit dhe jo e mirë për Partizanin.

Sot luhen Laçi-Teuta dhe Vllaznia-Partizani, mendoni se këtu ka favoritë për fitore në këto dy sfida?

Mendimi im është se Laçi-Teuta do jetë ndeshje shumë e fortë, duke patur parasysh ecurinë e mirë të Laçit dhe Teutën në ndeshjen me Tiranën. Ndaj e mendoj të fortë me prioritet Teutën, e ndërtua më mirë se sezonin e kaluar

Në dy ndeshjet e ditës së dielë, Tirana-Vora dhe Dinamo-AF Elbasani, mundet të ketë ndonjë rezultat surprizë?

Nuk mund ti quajmë surpriza në të dyja këto sfida. Do jenë ndeshje të cilat do të varen shumë nga atë se çfarë kanë bërë skuadrat në dy ndeshjet e para. Tirana është në presion se ka humbur dy ndeshje. Dinamon e shoh skuadër në rritje, e tregoi në Europë. Elbasanin e shoh me shumë oshilacione.

 

EGNATIA-SKËNDERBEU 2-1

Shënues: Albanese 14’, Loukili 84’/ Nasr (p) 34’

Dje nisën ndeshjet e javës së 3-të me sfidën Egnatia-Skënderbeu 2-1. Me 6 kartonë të verdhë dhe 3 gola të shënuar, rrogozhinasit morrën fitoren e tretë në këtë start të kampionatit. Nëse Bismark i Skënderbeut nuk do ta kishte humbur penalltinë e gjuajtur, kjo ndeshje e meritonte të ishte e barabartë edhe në rezultatin e saj. Por Egnatia e meritoi fitoren dhe kryesimin e renditjes me pikë të plota.

Shifra të larta në merkaton e verës

Merkato e verës në Superioren 2026-2027 u mbyll më 1 shtator, ndërsa dje FIFA ka publikuar shifrën e përfitimit të klubeve, e cila ka shpjeguar se klubet shqiptara kanë siguruar 2,23 mln dollarë nga shitjet gjatë kësaj vere. Rekordi i merkatos së verës është 2,77 mln dollarë, e regjistruar një vit më parë.

 

ABISSNET SUPERIORE

   SEZONI 2026-2027  

    Kampionati i 88-të

(22 gusht 2026-9 maj 2027)

Ndeshjet-Java 3

E premte, 4 shtator 2026

Egnatia-Skënderbeu        2-1

E shtunë, 5 shtator 2026

Laçi-Teuta                      16:00

Vllaznia-Partizani           18:30

E dielë, 6 shtator 2026

Tirana-Vora                   16:00

Dinamo C-AF Elbasani   18:30

RENDITJA

Skuadrat             Nd     P

1.Egnatia             3        9

2.Teuta                 2        4

3.Laçi                   2        4

4.Dinamo City      2        3

5.Vora                  2        3

6.AF Elbasani       2        2

7.Vllaznia             2        2

8.Partizani            2        1

9.Skënderbeu        3        1

10.Tirana              2        0

NDESHJET SOT

LAÇI-TEUTA, ORA 16:00

Janë të barabartë në renditje, laçianët favorite në fushën e tyre

Në ndeshjen Laçi-Teuta, kalendari ka vënë përballë dy skuadrat që në javët e para kanë grumbulluar nga 4 pikë. Durrsakët kanë golavarazh më të mirë nga laçianët, të cilët vijnë në këtë sfidë pas barazimit të javën e parë 1-1 me AF Elbasanin në Laç, dhe fitores në transfertë me Partizanin. Teuta barazoi pa gola në javën e parë me Partizanin në Tiranë, dhe fitoi në javën e dytë me Tiranën. Kjo është panorama e të dyja skuadrave në përballjen e sotme në stadiumin e Laçit.

VLLAZNIA-PARTIZANI, ORA 18:30

Shkodranët të “sakatuar” nga Displina, Partizani me probleme

Skuadra e Vllaznisë nuk do të ketë në bankinë trajnerin Edi Martini të dënuar nga KDS në FSHF, dhe po kështu presidentin Alban Xhaferri. Shkodranët kanë rregjistruar 2 barazime në dy ndeshjet e para të kampionatit, njëri prej të cilëve e sjell sot të “sakatuar” përballë Partizanit. Skuadra e kuqe ka vetëm 1 pikë në dy ndeshje, duke patur një start negativ me rumunin Bratu në bankinë. Renditja në zonën e mbijetesës e bën sfidën më të vështirë, me shkodranët të “urritur”.