Lajmi i fundit

LIVE - Takimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës

Flakët kërcënojnë banesat në Kodër-Krastë të Elbasanit, alarmohen banorët

18:16, 06/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i përmasave të rrezikshme ka përfshirë zonën e Kodër Krastës në periferi të Elbasanit, duke iu afruar banesave.

Flakët rrezikuan drejtpërdrejt dy banesa, duke alarmuar banorët dhe kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të shërbimit zjarrfikës.

Tre mjete zjarrfikëse dhe 12 zjarrfikës u angazhuan në terren, ndërsa beteja me flakët zgjati rreth dy orë.

Ndërhyrja në kohë bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij drejt banesave dhe djegien e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco