LIVE UPDATES
Politike

"Mirënjohje presidentit Trump dhe sekretarit Rubio"/ Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Duke iu referuar ndalimit tij pëe të udhëtuar drejt SHBA-së, Berisha deklaroi se kjo masë ishte pjesë e një padrejtësie që nuk buronte nga vetë Shtetet e Bashkuara, por nga politika dhe agjenda që ai i cilësoi antiliri dhe antikombëtare.

6 Shtator 2026, 18:05 Nga E. D
"Mirënjohje presidentit Trump dhe sekretarit Rubio"/ Berisha me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar takimin me shqiptarët e Amerikës, në New Jersey, si një ditë të jashtëzakonshme. Lideri i opozitës theksoi se shumë shqiptarë ndër vite kanë pyetur veten nëse mund të përballen me padrejtësitë dhe forcat që i konsiderojnë shumë më të mëdha se vetja. Sipas tij, përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është identiteti dhe qëndrueshmëria e shqiptarëve. 

Duke iu referuar ndalimit tij për të udhëtuar drejt SHBA-së, Berisha deklaroi se kjo masë ishte pjesë e një padrejtësie që nuk buronte nga vetë Shtetet e Bashkuara, por nga politika dhe agjenda që ai i cilësoi antiliri dhe antikombëtare. Ai kujtoi se në atë periudhë ishte prej vitesh jashtë pushtetit dhe thuajse i tërhequr nga jeta politike.

Megjithatë, ai tha se vendosi të nisë një betejë për rikthimin e të drejtës së tij për të udhëtuar në SHBA. Berisha e lidhi këtë proces edhe me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje ndaj administratës së presidentit Donald Trump dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për vendimin që, sipas Berishës, i mundësoi rikthimin në SHBA.

"Për ne sot, kjo është një ditë jo e zakonshme. Sot është një ditë që për mua përsëri ngjall emocione. Është një ditë që shumëkush e ka menduar të pamundur. E ka menduar si një ditë që nuk do ta shihnim ndonjëherë. Sepse, le të jemi të sinqertë, shumë prej nesh të paktën një herë ose më shumë kemi pyetur veten: kush jemi ne? Kush jemi ne për të sfiduar një padrejtësi, kur ajo padrejtësi bëhet nga forca shumëfish më të mëdha se ne. Jo pak herë kemi pyetur veten këto vite, kush jemi ne, që zëri ynë i të drejtës të dëgjohet në një botë ku për fat të keq gjithmonë e më shumë po sundohet nga e padrejta. Kush jemi ne që të qëndrojmë të fortë kur në momente të caktuara e gjithë bota dukej kundër nesh. Këto janë pyetje që vërtet të bëjnë të ndihesh i vogël në një botë të madhe.

Këto janë pyetje që të bëjnë të ndihesh i pafuqishëm përballë padrejtësive shumë të fuqishme. Por kjo pyetje, kush jemi ne, ka një përgjigje, e cila përjetësisht do jetë, do jetë burim i pashtershëm i fuqisë sonë për të bërë të pamundurën të mundur. Ne jemi shqiptarë! Sepse ne jemi shqiptarë dhe qëndrojmë e luftojmë të pamposhtur për dinjitetin tonë. Sepse ne jemi shqiptarë, luftojmë dhe qëndrojmë të vendosur për familjet tona. Ne jemi shqiptarë, ndaj dhe luftojmë në kushtet më të pabarabarta për kombin tonë, dinjitetin dhe lirinë e tij. Ne jemi shqiptarë, ndaj dhe nuk dorëzohemi. Prandaj ditë si kjo, të pamundura ne i bëjmë të mundura. Zoti ju bekoftë!
Kjo ditë shënon pra një nga ato raste, forcë e të keqes që të gjithë e njohim në një agresion të padrejtë ndaj dinjitetit tim, më mohoi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 4 vite më parë.

Në një kohë kur unë isha, 8 vite pa asnjë pushtet, thuajse i tërhequr plotësisht nga jeta politike. Por, me fuqinë që na karakterizon ne si shqiptarë, me besimin e palëkundur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerat mbi të cilat është ndërtuar ky vend e komb i madh, vend i të lirëve, shtëpi e guximtarëve. I qartë si kristali se kjo padrejtësi nuk po vinte nga Shtetet e Bashkuara, por po vinte nga axhendat antiliri, antikomb, të asaj që vetë presidenti Donald Trump e ka emërtuar si ekstremi i majtë. Duke mbajtur në mend shprehjen e një prej burrave më të ndritur dhe legjendarë të kombit të madh amerikan, Abraham Lincoln, i cili thotë se ‘rëndësi nuk ka sa herë rrëzohesh, por sa herë ngrihesh’. Dhe unë, dhe unë vendosa të ringrihem. Vërtet e nisa këtë betejë në pamje të parë në pamundësi të plotë.

Në errësirë. Por asnjë natë, asnjë natë nuk zgjat dot pafundësisht. Në të njëjtën kohë që unë zhvillova këtë betejë, populli i madh amerikan vendosi të ringrihet duke zgjedhur si president Donald Trump në nëntor të vitit 2024. Pak nga pak, bota e lirë filloi të ringrihet nga agresioni i ekstremit të majtë, dhe efektet erdhën deri në Shqipëri. Ata që na treguan ne barin, përfunduan të papunë. Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata vetë në vendin e tyre. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje në Shqipëri, sot janë prapa hekurave, ndërsa unë sot po qëndroj me dy këmbë mbi atë tokë që ata mendonin të ma ndalonin përgjithmonë. Ndaj dhe unë sot, kam një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, burra, gra, djem dhe vajza, shqiptarë të vërtetë që më mbështetët në orët më të para por dhe ndër më të vështirat. Mirënjohje të pakufishme ndaj administratës së presidentit Donald Trump, sekretarit të Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, për vendimin e tij," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha shba

Sondazh

Poll

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!

Revolta e 96 kundër Ramës/ Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë/ Policia zbulon dinamikën: Pranga 5 personave

Grupi i armatosur mësyu tek hoteli i Bedinajt/Pasi largohen i vënë flakën mjetit,shkrumbohet Audi A8

PAMJET nga brenda hotelit, momenti kur personat me pistoleta në dorë mësyjnë te Regina

“Jo, jo,jo xhaxhi polici"/Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë fëmija traumatizohen nga situata

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Korçë/ Identifikohet i plagosuri, në kërkim autori

Përplasja mes biznesmenëve, momenti kur personat e armatosur shkojnë në hotel Regina

“Range Roveri i shkatërruar,momenti kur policia largon makinën e autorëve që kërcënuan Vasil Bedinaj

Far West me kallash në rrugët e Vlorës! Grupi i Bedinajt qëllon në ndjekje, gjenden 2 plumba...

Pas përplasjes me biznesmenin Vasil Bedinaj, shikoni si është përmbysur një nga makinat e autorëve