6 Shtator 2026, 17:52
Nga E. D
Sali Berisha
SHBA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar rolin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një faktor të rëndësishëm në rrugëtimin demokratik të Shqipërisë dhe në mbështetjen për Kosovën.
Gjatë takimit tij me shqiptarët e Amerikës, në New Jersey, Lideri i opozitës u shpreh se vizita e tij në SHBA i sjell kujtime të veçanta nga udhëtimi i parë në këtë vend, në mars të vitit 1991, të cilin e përshkroi si një nga udhëtimet më emocionuese të jetës së tij.
Kryedemokrati përmendi edhe takimet me diasporën shqiptare në atë periudhë, duke theksuar kontributin e saj në përmbysjen e diktaturës komuniste dhe në mbështetjen e çështjes së Kosovës. Berisha e cilësoi diasporën shqiptare në SHBA si një nga pasuritë më të mëdha të kombit shqiptar.
"Të dashur vëllezër, miq, zonja, zotërinj shqiptaro-amerikanë. Përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje vëllazërore. Kënaqësi më të madhe që unë takohem sot me ju. Me të njëjtin besim që kam patur në mars të vitit 1991 në udhëtimin tim të parë në këtë vend të bekuar. Ai ishte një udhëtim më emocionali në jetën time. Emocionet vërshonin nga kënaqësia se unë po udhëtoja në drejtimin e duhur, pas dekadash që vendi im kishte humbur drejtimin. Kënaqësia ime e jashtëzakonshme ishte se po takoja ju, zërin e pamposhtur i shqiptarëve në liri. Ndaj dhe unë sot, e konsideroj vizitën time tek ju, te pasardhësit e atyre, si një dhuratë të vyer. Fati i madh imi se takova atë plejadë të diasporës shqiptare e cila me atdhetarinë e saj, me idealet demokratike, me idealet kombëtare, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe luftoi me të gjitha mjetet për lirinë e Kosovës. Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë, fati i mirë i kombit shqiptar," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha shba takimi me shqiptarët e amerikës në new jersey
Politike
6 Shtator 2026, 17:42
E. D
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Greqia mbështet në mënyrë të qëndrueshme pe...
Politike
6 Shtator 2026, 17:30
E. D
Sali Berisha
SHBA- Takimi i Kryedemokratit Sali Berisha me shqiptarët në New Jersey ka nisur. Lideri i opozitës ësht&eum...
Politike
6 Shtator 2026, 17:11
E. D
Belind Këlliçi
SHBA- Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka përcjellë një videomesazh nga New Jersey, në pra...
Politike
6 Shtator 2026, 12:22
I.A
Sali Berisha
SHBA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si p...
Politike
6 Shtator 2026, 12:03
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çështjen e pagave të magjistratëve dhe gjyqësorit. Në një postim ...
Politike
6 Shtator 2026, 09:56
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rinisjen e podkastit të tij “Flasim”, me një intervistë ndrysh...
Politike
5 Shtator 2026, 22:20
E. D
Edi Rama
HIMARË- Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natë...
Politike
5 Shtator 2026, 21:02
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, kancelari gjerman Otto von Bismarck tha shprehjen e famshme se Shqipë...
Politike
5 Shtator 2026, 18:46
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministri...
Politike
5 Shtator 2026, 18:31
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gj...