LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacion anti-drogë në Sarandë/ Arrestohen 20 persona, mes tyre 'koka' e grupit Altin Arapi! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve (EMRAT+PAMJET)

• Policia e Sarandës ka goditur një grup që merrej me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, duke ndaluar 20 persona. • Mes të arrestuarve është edhe koka e grupit, Altin Arapi (Demiri), i njohur edhe me pseudonimin “Boraqi”. • Ndërsa të ndaluarit e tjerë janë: Arlind Kostaq Osmani, Feliks Faik Filija, Medi Enver Myftaraj, Nikolin Martin Rakipi, Altin Halit Arapi (Demiri), Klerjan Milsim Popshimi, Redian Astrit Arizi Erjon Ruhan Dido, Dhimitër Astrit Terolli, Xhuliano Emin Mejdi, Vasil Armandi Kaçi, Flatun Orhan Lalaj,  Bledar Adi Kovaci, Shefqet Ronald Bezhani, Andrea Vlash Babi, Nazif Edmond Refitaj, Elvis Edmond Demçaj, Devis Stavro Saliaj dhe Korado Edmondi Omeri. • Gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, automjete dhe aparate celulare. • Emri i “Boraqi” është prej vitesh i njohur për strukturat e Policisë së Shtetit, ndërsa dyshohet se ka pasur aktivitet të shtrirë në fushën e shpërndarjes së kokainës në Sarandë. • Arapi është përfshirë në verifikime dhe hetime të ndryshme që lidhen me aktivitetin e narkotikëve në zonën e Sarandës. • Ndjekja e tij nga strukturat e Policisë ka qenë e vështirë, për shkak të dyshimeve se ai mund të kishte informacion paraprak mbi operacionet policore. • Rrjeti i drogës nuk përbëhej vetëm nga persona të qytetit, pasi disa prej të dyshuarve vinin nga Tirana dhe Elbasani vetëm gjatë sezonit veror. • Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe largoheshin sapo përfundonte sezoni turistik, në fund të muajit shtator. • Mes tyre janë edhe Feliks Filja dhe Arlind Osmani, të cilët dyshohet se vepronin në Ksamil. • Ata furnizoheshin me lëndë narkotike nga "Boraqi", që është i përfshirë në verifikime dhe hetime të ndryshme që lidhen me aktivitetin e narkotikëve në zonën e Sarandës.

3 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetëm për sezonin turistik

Operacion anti-drogë në Sarandë/ Arrestohen 20 persona, mes tyre
Altin Arapi, Feliks Flija dhe Arlind Osmani

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Rrjeti i drogës nuk përbëhej vetëm nga persona të qytetit, pasi disa prej të dyshuarve vinin nga Tirana dhe Elbasani vetëm gjatë sezonit veror.

Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe largoheshin sapo përfundonte sezoni turistik, në fund të muajit shtator. Mes tyre janë edhe Feliks Filja dhe Arlind Osmani, të cilët dyshohet se vepronin në Ksamil.

Ata furnizoheshin me lëndë narkotike nga "Boraqi", që është i përfshirë në verifikime dhe hetime të ndryshme që lidhen me aktivitetin e narkotikëve në zonën e Sarandës./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Nga “Boraqi” te “Vis Korçari”/ Kush janë të arrestuarit e operacionit anti-drogë në Sarandë, të përfshirë në drogë, plagosje e vjedhje

Operacion anti-drogë në Sarandë/ Arrestohen 20 persona, mes tyre

SARANDË- Një operacion anti-drogë në Sarandë çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi. Ky i fundit njihej edhe me emrin Altin Demiri dhe me pseudonimin “Boraqi”. Emri i 49-vjeçarit është prej vitesh i njohur për strukturat e Policisë së Shtetit, ndërsa dyshohet se ka pasur aktivitet të shtrirë në fushën e shpërndarjes së kokainës në Sarandë.

Arapi është përfshirë në verifikime dhe hetime të ndryshme që lidhen me aktivitetin e narkotikëve në zonën e Sarandës. Ndjekja e tij nga strukturat e Policisë ka qenë e vështirë, për shkak të dyshimeve se ai mund të kishte informacion paraprak mbi operacionet policore.

Një prej episodeve të përmendura në historikun e 49-vjeçarit daton më 20 janar 2022, kur policia ndërhyri për ta kontrolluar. Sipas të dhënave të bëra publike në atë kohë, gjatë kontrollit nuk iu gjetën lëndë narkotike, ndërsa Arapi u arrestua për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Emri i tij është përmendur edhe në një tjetër hetim në maj të vitit 2025. Bëhej fjalë për rastin e një 15-vjeçareje, e cila mbërriti në Spitalin e Sarandës në gjendje të intoksikuar, pasi dyshohet se kishte konsumuar rreth 5 gramë kokainë.

Në kuadër të verifikimeve për këtë ngjarje, Arapi ishte një prej personave të marrë në pyetje nga autoritetet. Por përballjet e 49-vjeçarit me organet e drejtësisë nuk janë të reja. Rreth tetë vite më parë, ai u arrestua në Tiranë së bashku me dy persona të tjerë nga Saranda, pasi gjatë operacionit iu gjet një sasi kokaine. Për këtë ngjarje, Arapi qëndroi për disa muaj në burg.

Bëmat e Arapit nuk përfundojnë me kaq. Në janar 2021, Arapit u përmend gjithashtu pas një ndërhyrjeje të policisë në Delvinë. Gjatë atij operacioni u shoqërua edhe një person për tu marrë në pyetje, pasi policia kishte marrë informacion se mund të përfshihej në një konflikt me Arapin. Shoqërimi u krye si masë parandaluese. Ndërkohë, arrestimi i fundit rikthen në vëmendje emrin e tij dhe të shkuarën e tij të lidhur me hetimet për aktivitetin e narkotikëve në Sarandë. 

Kush janë persoant e tjerë të arrestuar?

Përveç 49-vjeçarit, Altin Arapi i njohur ndryshe si Altin Demiri dhe me pseudonimin “Boraqi”, mes personave të arrestuar janë edhe disa persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Feliks Filija

27-vjeçari është një nga personat e përfshirë në operacion. Ai është identifikuar si mik i Elvis Çaushllarit, i njohur me nofkën “Vis Korçari”. Filija nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2020, ai u arrestua në Elbasan, pasi u akuzua për “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, si dhe për “armëmbajtje pa leje”.

Medi Myftaraj

35-vjeçari është një emër i njohur për autoritetet. Ai u arrestua në shtator të vitit 2017 në Skrapar, pasi rezultonte i dënuar nga Gjykata e Vlorës me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi rreth 500 gramë cannabis sativa. Gjashtë vite më vonë, në mars 2023, ai u arrestua sërish, këtë herë në Ksamil, ku gjatë kontrollit iu gjet një tjetër sasi lënde narkotike.

Fabjo Berhamaj

Edhe 30-vjeçari, Fabjo Berhamaj, rezulton me precedentë penalë. Në vitin 2016, ai u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Fierit me 7 vite burg për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ndërkohë, emri i tij rezulton i përfshirë edhe në një rast në Sarandë, për veprën penale “kalim i paligjshëm i kufirit”. 

Devis Saliaj

Devis Saliaj, 22 vjeç rezulton me disa episode të mëparshme të evidentuara nga autoritetet. Më 6 qershor 2025, ai u plagos me thikë në zonën e “Eukalipsit” në Sarandë. Ndërkohë, në shtator 2023, ishte arrestuar në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, në kuadër të një grupi të dyshuar për shpërndarjen e cannabis sativa-s dhe kokainës. Saliaj u vu sërish në pranga në Tiranë, në dhjetor të vitit 2025.

Erjon Dido

Erjon Dido, 41 vjeç, i njohur me pseudonimin “Macistja”, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Në tetor 2018, ai u arrestua në Sarandë, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi cannabis sativa dhe u procedua për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në dhjetor 2024, emri i tij u përfshi sërish në një procedim penal, këtë herë në kuadër të një grupi.

Dhimitri Terolli

33-vjeçari, i njohur me pseudonimin “Miço Evgjiti”, rezulton të ketë pasur disa herë probleme me drejtësinë. Ai është proceduar më herët, kryesisht për raste të vjedhjes, ndërsa në një tjetër episod është përballur me akuzën për “plagosje të lehtë me dashje”.

Nazif Refitaj

Nazif Refitaj, 24 vjeç rezulton me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2021, ai u arrestua në Patos, pasi u akuzua për veprën penale “vjedhje e kryer në bashkëpunim”./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Operacion anti-drogë në Sarandë/ Arrestohen 20 persona, mes tyre 'koka' e grupit Altin Arapi

Operacion anti-drogë në Sarandë/ Arrestohen 20 persona, mes tyre
Altin Arapi

SARANDË- Policia e Sarandës ka goditur një grup që merrej me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, duke ndaluar 20 shtetas. Mësohet se koka e grupit të shpërndarjes është Altin Arapi (Demiri).

Ndërsa të ndaluarit e tjerë janë: Arlind Kostaq Osmani, Feliks Faik Filija, Medi Enver Myftaraj, Nikolin Martin Rakipi, Altin Halit Arapi (Demiri), Klerjan Milsim Popshimi, Redian Astrit Arizi Erjon Ruhan Dido, Dhimitër Astrit Terolli, Xhuliano Emin Mejdi, Vasil Armandi Kaçi, Flatun Orhan Lalaj,  Bledar Adi Kovaci, Shefqet Ronald Bezhani, Andrea Vlash Babi, Nazif Edmond Refitaj, Elvis Edmond Demçaj, Devis Stavro Saliaj dhe Korado Edmondi Omeri. Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, automjete dhe aparate celulare.


Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjeshta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni, pas një hetimi proaktiv 2-mujor të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë. Kapen dhe ndalohen 20 shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, automjete dhe aparate celulare. Dy muaj më parë, në kuadër të këtij procedimi, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësitë Fier dhe Tiranë, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan e Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurores, znj. Esmeranda Basho, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, finalizuan operacionin policor të koduar “Vjeshta”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, konkretisht: A. O., 25 vjeç; F. F., 27 vjeç; M. M., 35 vjeç; K. P., 27 vjeç; R. A., 33 vjeç, banues në Ksamil; N. R., 32 vjeç; A. A. (D), 48 vjeç; E. D., 41 vjeç; Dh. T., 33 vjeç; Xh. M., 27 vjeç; V. K., 23 vjeç; F. L., 54 vjeç; B. K., 26 vjeç; Sh. B., 20 vjeç; A. B., 20 vjeç; N. R., 24 vjeç; E. D., 30 vjeç; D. S., 22 vjeç; K. O., 28 vjeç dhe F. B., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në bazë të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, shtetasve D. S. dhe Sh. B. policia u gjeti nga një armë zjarri pistoletë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në dhjetëra doza me qëllim shitjen, 4 automjete, 19 aparate celulare dhe një shumë parash, në lekë dhe euro. Ndërkohë, gjatë operacionit u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi kundërshtoi shërbimet e Policisë për të mos ushtruar kontroll në një nga dhomat e hotelit, ku u kap shtetasi Sh. B. dhe iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Më parë, në kuadër të këtij procedimi, më datë 31.07.2026, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. N., A. C. dhe K. J., si dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se synonin ta shpërndanin në Sarandë dhe Ksamil. Nga hetimet rezulton se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në rrethin e Sarandës, në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave. Hetimet vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

operacion anti-drogë në sarandë

Sondazh

Poll

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!

Revolta e 96 kundër Ramës/ Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë/ Policia zbulon dinamikën: Pranga 5 personave

Grupi i armatosur mësyu tek hoteli i Bedinajt/Pasi largohen i vënë flakën mjetit,shkrumbohet Audi A8

PAMJET nga brenda hotelit, momenti kur personat me pistoleta në dorë mësyjnë te Regina

“Jo, jo,jo xhaxhi polici"/Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë fëmija traumatizohen nga situata

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Korçë/ Identifikohet i plagosuri, në kërkim autori

Përplasja mes biznesmenëve, momenti kur personat e armatosur shkojnë në hotel Regina

“Range Roveri i shkatërruar,momenti kur policia largon makinën e autorëve që kërcënuan Vasil Bedinaj

Far West me kallash në rrugët e Vlorës! Grupi i Bedinajt qëllon në ndjekje, gjenden 2 plumba...

Pas përplasjes me biznesmenin Vasil Bedinaj, shikoni si është përmbysur një nga makinat e autorëve