Shtatori rëndon xhepat e familjeve në RMV, nga shkolla deri te veshmbathja

    Shtatori sjell shpenzime të shtuara te familjet me fëmijë, por nevojat shkollore nuk janë të vetmet shpenzime që rëndojnë buxhetin familjar. Me ardhjen e vjeshtës qytetarët përballen me shpenzime për ushqim, veshmbathje, ngrohje dhe nevoja të tjera të përditshme që sipas tyre gjithmonë janë më shtrenjtë.

    “Gjithmonë bëhen më të shtrenjta, ndryshe nga shtetet e tjera. Për shembull, kam të afërm në Gjermani, po flasim për produktet që na duhen gjithmonë, pra gjërat e përditshme, produktet e qumështit, produktet e mishit të thatë dhe gjëra të tilla, që janë më të shtrenjta tek ne në krahasim me atje. Pse? Sepse standardi ynë, për shembull paga jonë, ne nuk e marrim të njëjtën pagë si ata. Pra, nuk është në përputhje. ”

    “Gjithçka është më e shtrenjtë, nga perimet deri tek pemët, skam fjalë, pagat në Maqedoni janë të ulta, nuk e kam fjalën për personat me pozitë të lartë, por për punëtorët, meqenëse edhe unë jam punëtor edhe po e them këtë. ”

    “Po është më shtrenjtë, gjithçka është më shtrenjtë, perimet edhe pemët janë më shtrenjtë, shembull kumbullat janë shumë më shtrenjtë ata ishin 30 tani janë 50 – 60. Standardin e kemi shumë të ulët edhe pagat edhe penzionet”

    Qytetarë kërkojnë masa konkrete nga qeveria për frenimin e shtrenjtimeve por edhe rritjen e pagës minimale dhe të pensioneve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Parku Kombëtar i Mavrovës pa mbrojtje ligjore, hidrocentrali “Ribniçka” kërcënon pyjet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë