Kryedemokrati Sali Berisha, këtë të diel po zhvillon një takim me diasporën shqiptare të Amerikës në “Venetian Palace” , New Jersey.
Lideri demokratë është pritur me brohorima nga të pranishmit në sallë.
“Mes të pranishmëve dëgjohen edhe thirrjet, ” Berisha, Berisha”, “Rama në burg”. Poshtë Komunistët”.
Fjala e Berishës
Të dashur vëllezër, miq, zonja, zotërinj shqiptaro-amerikanë.
Përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje vëllazërore.
Kënaqësi më të madhe që unë takohem sot me ju.
Me të njëjtin besim që kam patur në mars të vitit 1991 në udhëtimin tim të parë në këtë vend të bekuar. Ai ishte një udhëtim më emocionali në jetën time.
Emocionet vërshonin nga kënaqësia se unë po udhëtoja në drejtimin e duhur, pas dekadash që vendi im kishte humbur drejtimin.
Kënaqësia ime e jashtëzakonshme ishte se po takoja ju, zërin e pamposhtur i shqiptarëve në liri. Ndaj dhe unë sot, e konsideroj vizitën time tek ju, te pasardhësit e atyre, si një dhuratë të vyer.
Fati i madh imi se takova atë plejadë të diasporës shqiptare e cila me atdhetarinë e saj, me idealet demokratike, me idealet kombëtare, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe luftoi me të gjitha mjetet për lirinë e Kosovës.
Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë, fati i mirë i kombit shqiptar.
Berisha darkë me diasporën në Amerikë: Rama zbrazi Shqipërinë!









