Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E lamë Tiranën të dukej si Barcelona”, Arjan Bellai tregon çfarë nuk shkoi te Vora: Nuk qëndruam me këmbët në tokë, ja çfarë mungoi te çunat

Shkruar nga NEWSPORT
“E lamë Tiranën të dukej si Barcelona”, Arjan Bellai
Arjan Bellai

Vora u mposht nga Tirana në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të "Abissnet Superiore". Sfida e zhvilluar në "Selman Stërmasi" përfundoi 4-0 në favor të bardhebluve. Pas duelit, foli për mediat, trajneri i vorakëve, Arjan Bellai. 

“Për mënyrën si luajtëm si mirë si keq, loja u humb. Për atë se si humbasin. Që nga ndeshja mke Dinamon. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Fituam me Dinamon dhe kujtuam se ishim Barcelona. Nuk duhet të bësh nga një ndeshje mirë dhe të shpërfytyrohesh me Tiranën dhe të bësh gabime të tilla me golat që pësuam.

Çfarë të shqetëson më shumë? Është një gjë që dhe në ndeshjen e parë dhe të dytë si funksionojmë në mbrojtje. Kemi humbur agresitivetin, të luftosh në shpirt. Kemi luajtur 4-3-3 në tranzicione. Duhe ttë jemi më agresiv. E pësuam me Egnatian. Nuk ka shkuar asgjë mirë, as nga tranzicioni, as nga qarkullimi i topit. U thashë çunave.

Ne në ato momente nuk ishim që të ktheheshim mbrapa. Ajo çfarë na ka munguar ishte dëshira, agresiviteti. Nuk është ndeshje për t’u harruar sepse kemi për të përmirësuar shumë gjëra që na kanë dalë në pah këto dy ndeshje.

Ku u vendos ndeshja? Sikur u nënvlerësua Tirana sot? E thashë keni të drejtë. Nuk kemi asgjë nga ndeshja e parë. Deri diku paraqitëm dëshirën dhe shpirtin me Egnatian dhe sot nuk e kishim. Më vjen keq, edhe vjet Tiranën e bëmë Barcelonë, edhe sot. Ne bëjmë të kundërtën dhe u japim entuziasëmn. Nuk duhet të jemi kështu.

I mërzitur, i nevrikosur apo i shqetësuar? Që të treja”, tha Bellai.  

Poll

Lexo gjithashtu