Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Dinamo “zhyt” Elbasanin në vendet e fundit, “blutë” marrin fitore me përmbysje në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dinamo “zhyt” Elbasanin në vendet e fundit,
Dinamo - Elbasani

Dinamo ka marrë fitore spektakolare kundër Elbasanit, 2 – 1 për “blutë” e kryeqytetit, java e 3-të në Abissnet Superiore. Goli i parë erdhi nga verdheblutë e Ivan Gvozdenovic, “autorësia” e Nikaj, aty ku u evidentua kundërsulm “vrastarë”.

Në vijim, dinamovitët rritën “dozat” ofensive dhe shënuan me Hekuran Berishën. Në pjesën e dytë, kryeqytetasit finalizuan përmbysjen me rrjetën e Lorenco Vilës, minuta e 65-të.

Pas 3 javësh kampionat, Dinamo grumbullon 6 pikë, pozita e 3-të në tabel, pas Egnatias kryesuese dhe Teutës.     

Dinamo 2 - 1 Elbasani (H.Berisha 37', L.Vila 65'/Nikaj 25')

90' - Përfundon sfida, Dinamo fiton me përmbysje.

65’ - Mbrojtja e Elbasanit në rrëmujë, Lorenco Vila i fiton kohën rivalëve dhe shënon golin e përmbysjes.

57’ - Dinamo gjen golin, por sipas arbitrit topi e kishte kaluar vijën anësore, jo i vlefshëm.  

46' - Nis fraksioni i dytë i ndeshjes.

45' - Mbyllet pjesa e parë.

37’ - E djathta e Hekuran Berishës rezulton e pakapshme, 1 – 1.

25’ - Elbasani kap në befasi Dinamon me kundërsulm, shënon Nikaj.

8' - Alhassan pengon rivalin në zonë të rrezikshme, karton i verdhë.

1’ - Shkelmohet topi në ndeshjen Elbasani – Dinamo.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

ELBASANI: Aleksovski, Lila, Lulaj, Epitaux, K.Kasa, Abbas, Deliu, Nikaj, Boriçi, Diallo, Hebaj.

Trajner: Ivan Gvozdenovic.

DINAMO: Teqja, Hoxhallari, Aliji, Alhassan, Vila, Qefalija, Meta, Malomo, Silva-Richards, H.Berisha.

Trajner: Glen Daja.

Abissnet Superiore: Java e 3-të

Stadiumi: “Elbasan Arena”

Arbitër: Olsid Ferataj

Poll

Lexo gjithashtu