Pas dy humbjeve radhazi në javët e para, Tirana është rikthyer te fitorja në Abissnet Superiore dhe këtë e bëri në mënyrën më të mirë kundër Vorës, e fituar 4 – 0 nga bardheblutë. Pas ndeshjes, foli për mediat trajneri i “rekordmenëve” të Shqipërisë, Dean Klafuriç:
“Është një pjesë e Tiranës, duhet të falënderojë lojtarët për atë çka dhanë sot në fushë. Çelësi i lojës sonë kishtë të bëte me lojtarët e krahut të rivalit. Ishim të organizuar edhe në fazën mbrojtëse.
Kjo qasje shprehu cilësin tonë edhe në sulm. Kur fitonim topin, kishim kundërsulme të mira dhe shënuam gola. Sot ishte cilësia e lojtarëve të mi, por edhe principi i lojës sonë në planin organizativ.
Kryesisht rezultat i lojtarëve në kundërsulm, ka të bëjë me kualitetin e sulmuesëve tanë, si Berisha, Xhixha e Kis. Ata ishin të aftë të jepnin topa të saktë. Krahasimi i ndeshjes së kaluar me sot, ishte se luajtëm shumë mirë ndaj Vorës.
Bëm një punë shumë të mirë në fazën defensive, kurse në Durrës nuk ndodhi. Ndaj Teutës luajtëm me fikje të ndeshjes, jo në vazhdimësi. Shënuam të parët, kishim rastin edhe për 2 – 0, por pjesa tjetër nuk ishte aspak e mirë. Sot filluam të luanim mirë që nga fillimi dhe në mënyrë serioze”.






