• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Urithi i tenderave, Joni, i blen Delina Ibrahimajt 3 makina për 200 mijë euro te kunati i Emirjana Sakos

by Lajm Lajm
August 20, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Urithi i tenderave, Joni, i blen Delina Ibrahimajt 3 makina për 200 mijë euro te kunati i Emirjana Sakos
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Normalisht, s’ka si të ndodhë ndryshe. Këto makina me vlerë 200 mijë euro blihen, si gjithmonë, në kurriz të popullit, ndërkohë që taksapaguesit shqiptarë, të cilët çdo ditë përballen me koston e lartë të jetesës, vazhdojnë të mbushin arkën e shtetit, e cila më pas shpenzohet me një shkujdesje gati artistike nga ministrja Delina Ibrahimaj.

Ky tender ka ndarë plot 200 mijë euro për blerjen e vetëm tre automjeteve luksoze për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. Një llogari e thjeshtë tregon se për një makinë taksapaguesit shqiptarë po paguajnë rreth 66 mijë euro për copë.

Ironia bëhet akoma më e qartë kur fitorja e tenderit shkon te kompania “Mektrin Motors”. Sipas të dhënave, fondi limit ishte parashikuar në rreth 16.6 milionë lekë pa TVSH, ndërsa “Mektrin Motors” doli fituese me një vlerë prej 18.9 milionë lekësh me TVSH, duke e çuar totalin në rreth 200 mijë euro. Kompania është pronë e Edmond Shahinit, vëllait të Landi Shahinit, ky i fundit bashkëshorti i kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako. Aksionet që më parë mbaheshin nga Landi Shahini u kaluan në emër të vëllait, Edmondit. “Mektrin Motors” ka përfituar prej kohësh dhjetëra tendera nga institucionet publike, duke u shndërruar në furnizuesin e “besuar” të shtetit.

E gjithë kjo bëhet edhe më absurde kur krahasohet me lotin tjetër të së njëjtës procedurë. Për Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore u blenë katër makina për rreth 85 mijë euro, ose rreth 20 mijë euro për makinë. Ndërsa inspektorët duhet të kënaqen me mjete pune 20-mijëshe, Delina Ibrahimaj, me bekimin e Jonaid Myzyrit nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, ka vendosur se standardi i ministrisë së saj duhet të jetë trefish më i lartë, duke shpenzuar 66 mijë euro për një makinë. Kërkesat për prodhimin e vitit 2025 dhe modelet hibride duket se janë justifikimi perfekt për të pompuar çmimet drejt qiellit.

Në fund të ditës, përderisa biletën e këtij luksi e paguan qytetari që mezi lidh muajin, ç’rëndësi ka nëse makina kushton 20 apo 66 mijë euro, kur “urithi i tenderave” e ka bërë tashmë llogarinë dhe e ka siguruar që fitimi të përfundojë saktësisht në xhepin e duhur?/ JOQ

Tags: Delina ibrahimajedmond shahinimakinaTenderurithi
Previous Post

Përplasen dy makina në Kaninë, dy të plagosur

Next Post

Kontrollet zbarkojnë në Sarandë, nën lupë ndërtimet pa leje dhe kantieret me shkelje

Lajm Lajm

Lajm Lajm

Next Post
Kontrollet zbarkojnë në Sarandë, nën lupë ndërtimet pa leje dhe kantieret me shkelje

Kontrollet zbarkojnë në Sarandë, nën lupë ndërtimet pa leje dhe kantieret me shkelje

TË FUNDIT

Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

September 6, 2026
Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: SHBA-Iran, ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: SHBA-Iran, ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

September 6, 2026
Infantino sfidon kritikët: Nuk largohet nga FIFA, konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat

Infantino sfidon kritikët: Nuk largohet nga FIFA, konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat

September 6, 2026
U lirua nga Gjykata e Vlorës, Luan Muça reagon publikisht pas përplasjes me Bedinajn: Shkova për t’u sqaruar, dola nën breshëri plumbash

U lirua nga Gjykata e Vlorës, Luan Muça reagon publikisht pas përplasjes me Bedinajn: Shkova për t’u sqaruar, dola nën breshëri plumbash

September 6, 2026
Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

September 6, 2026
Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

September 6, 2026
Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

September 6, 2026
Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

September 6, 2026
Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

September 6, 2026
Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL