Lajme

Ndërron jetë në spital burri që u godit nga vetura një muaj më parë në Vushtrri

09/03/2026 09:19
nga:L J

Një aksident trafiku i ndodhur më 5 gusht në Vushtrri ka përfunduar me fatalitet.

Sipas policisë, në Spitalin e Vushtrrisë ka ndërruar jetë një burrë i cili për gati një muaj ishte duke u trajtuar në repartin intensiv, pasi ishte goditur nga një veturë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente.