Haxhiu: Nga 176 kadetët e parë në Vushtrri, Policia e Kosovës u rrit në mbi 9 mijë zyrtarë

18:36 | 6 Shtator 2026
E.G

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu në ceremoninë solemne për shënimin e 27-vjetorit të Policisë së Kosovës, Haxhiu ka kujtuar edhe themelimin e këtij institucioni dhe rrugëtimin e tij nga 176 kadetët e parë deri te mbi 9 mijë zyrtarë policorë.

“Çlirimi i vendit nuk ishte fundi i rrugës, por fillimi i ndërtimit të një policie të fortë të Kosovës, që do të mbronte qytetarët dhe do të garantonte sundimin e ligjit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka përmendur 6 shtatorin e vitit 1999, kur në Vushtrri nisi trajnimi i gjeneratës së parë të kadetëve të Policisë së Kosovës.

“Më 6 shtator 1999, në Vushtrri, 176 kadetë nisën trajnimin për një institucion që do ta vendoste sundimin e ligjit në radhë të parë”, ka deklaruar Haxhiu.

Sipas saj, historia e Policisë së Kosovës është e lidhur ngushtë me historinë e vendit.

“Historia e Policisë së Kosovës është e pandashme nga historia e vendit”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka theksuar rritjen e Policisë së Kosovës ndër vite, duke thënë se nga 176 kadetët e parë, institucioni tashmë numëron mbi 9 mijë zyrtarë policorë.

“Gjatë këtyre viteve, Policia ka ndërtuar kapacitetet e saj, por mbi të gjitha ka fituar besimin e qytetarëve”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se mbi 80 për qind e qytetarëve shprehin besim në Policinë e Kosovës, duke e renditur atë, bashkë me FSK-në, ndër institucionet më të besueshme në vend./Arbresh.info