Lajme

Dy centë më shtrenjtë: Këto janë çmimet e derivateve për sot

09/03/2026 09:50
nga:L J

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme, 3 shtator.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës është 1.72 euro për litër, ndërsa benzina 1.57 euro për litër. Çmimi maksimal i gazit mbetet 0.63 euro për litër.

Krahasuar me ditën e djeshme, kur nafta ishte 1.70 euro për litër dhe benzina 1.55 euro, të dyja janë rritur për 2 centë për litër. Ndërkaq, çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.

Çmimet e përcaktuara nga MINT hyjnë në fuqi nga ora 10:00.