Një shtetas shqiptar, Sh.R.(46), është kallëzuar penalisht nga policia e Dibrës nën dyshimin për dhunë.
Sipas MPB-së, më 26 gusht në rrugën “Elena Gjika” në Dibër, ai dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive ndaj dy fëmijëve dhe ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.