Barcelona ka mposhtur Valencian në transfertë, në sfidën e vlefshme të javës së katërt në LaLiga-n spanjolle. Ndeshja e zhvilluar në “Estadio de Mestalla” përfundoi 0-5.
Yamal hapi serinë e golave në minutën e 6-të, përpara se po i njëjti autor të shënonte dhe të dytin 3 minuta më vonë. Megjithatë, goli iu anulua sulmuesit për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 22-të Fermin dyfishon epërsinë për katalanasit, ndërsa në fraksionin e dytë mendojnë Raphinha (50’), Pedri (79’) dhe po Yamal në të 84-tën minutë.
Me këtë sukses, Barcelona “blindon” përkohësisht kryesimin me 12 pikë të plota, 3 më shumë se ndjekësi më i afërt, Real Madrid. Në anën tjetër, Valenca qëndron në fund të tabelës me vetëm një pikë.
Goli i Yamal (Valencia 0-1 Barcelona)
Goli i Lopez (Valencia 0-2 Barcelona)
Goli i Raphinha (Valencia 0-3 Barcelona)
Goli i Pedri (Valencia 0-4 Barcelona)
Goli i Yamal (Valencia 0-5 Barcelona)






