Lajme

Hoxhaj para Qeverisë: Këtu po mbahet peng Kosova, nuk do të ndalemi derisa vendi t’i kthehet qytetarëve

09/03/2026 09:19
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga aksioni i përbashkët i PDK-së dhe AAK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

“Këtu po mbahet peng Kosova. Nuk do të ndalemi derisa vendi t’i kthehet qytetarëve!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos.

Përfaqësuesit e dy partive opozitare po kërkojnë që Albin Kurti ta lirojë zyrën e kryeministrit dhe të kthehet në Kuvend në cilësinë e deputetit.