Lajme

Aleksandër Lumezi jep dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisonit për Vlerësim të Perfomancës

09/02/2026 13:49
nga:L J

Në takimin e301-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), kryesuesi Arian Gashi ka njoftuar se prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë dorëqheqje nga pozita e anëtarit të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.

“…nuk e kosderoj të arsyeshëm të vazhdoj ku qëndrimi profesional për vlerësimin është në kundërshtim me anëtarët e tjerë të Komisionit”, citoi Gashi të ketë thënë Lumezi në letrën e tij, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gashi njoftoi se në takimet e radhës do të caktohet anëtari i nevojshëm në këtë Komision.

Këshilli pas pauzës ka vazhduar takimin me dyer të mbyllura për trajtimin e rasteve disiplinore dhe atë të vlerësimit të performancës./BetimipërDrejtësi/