Lajme

42-vjeçari kapet me pistoletë në aeroportin e Rinasit, dyshohet se do ta trafikonte në Britani

09/02/2026 14:58
nga:L J

Policia kufitare e Rinasit ka goditur një rast të rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar (me nënshtetësi britanike) S. K., 42 vjeç, banues në Angli.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, në dalje të Shqipërisë, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.