Legjenda e Manchester Cityt, Sergio Aguero, e ka mbështetur ish-shokun e tij të skuadrës, Gabriel Jesus, që të shkëlqejë te Barcelona, pas transferimit të tij prej 15 milionë eurosh nga Arsenali.
Aguero vlerësoi cilësitë e sulmuesit brazilian dhe beson se ai mund të lulëzojë nën drejtimin e trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick.
“Gabriel Jesus mund t’i sjellë shumë Barcës. Pep Guardiola e përdori atë kur na duhej një sulmues dhe ai kishte një rol shumë të qartë. Flick ka një stil të ngjashëm”, tha Aguero.
Ish-lojtari i kombëtares argjentinase gjithashtu beson se Jesus mund të shijojë një numër më të madh shënimesh në La Liga pas përvojës së tij në Premier League.
“Në Premier League, është shumë e vështirë të shënosh gola, është shumë e komplikuar. Mendoj se ai mund të shënojë lehtësisht 10 ose 15 gola në sezon”, shtoi Aguero.
/GazetaBlic Sport


