Sporti

Çfarë Kosove fantastike: Vjen medalja e tetë në Lojërat Mesdhetare

09/02/2026 14:09
nga:G B

Peshëngritësi i Kosovës, Kianoush Rostami ngriti 166 kg në shkëputje për t’u stolisur me medaljen e argjendtë në kuadër të Lojërave Mesdhetare.

Kështu ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës, duke uruar peshëngritësin për suksesin e arritur.

“Medalja e tetë për Kosovën në LM Taranto 2026. Urime Rostanit, dhe Federatës së Peshëngritjes”, thuhet në njoftim.