Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)

6 Shtator 2026 | 19:08

Një vatër zjarri është përhapur pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke rrezikuar nga flakët edhe dy banesa pranë zonës.

Situata ka kërkuar ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës, i cili ka mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët.

Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin e zjarrit dhe pengimin e përhapjes së tij drejt zonës së banuar.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, vatra është neutralizuar, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa.

Ky është një tjetër rast i regjistruar në kushtet e temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar për zjarre. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të njoftojnë menjëherë shërbimin zjarrfikës në numrin 128, në rast konstatimi të një vatre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së. Gjatë fjalimit, Berisha u ndal te rikthimi...
18:26 | 06/09/2026

Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Kropisht, në Bashkinë Selenicë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me...
18:04 | 06/09/2026

Konflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça

Biznesmeni Luan Muça ka reaguar publikisht mbi konfliktin me pronarin e një hoteli në Radhimë, Vasil Bedinaj. Në një deklaratë, Muça jep versionin e tij...
17:17 | 06/09/2026