Lideri i opozites Sali Berisha zhvilloi sot një takim madhështor me diasporën shqiptare në Nju Xhersi të Shteteve te Bashkuara të Amerikës.
Kryetari i PD-së Sali Berisha siguroi para shqiptarëve të Amerikës se rikthimi i tij do të përdoret për ndërtimin e një bashkëpunimi të shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Takimi u mbajt sot pasdite në New Jersey.
Pjesë nga fajla e Berishës
Tani miq, le ta quajmë rikthim të dytë apo të tretë, le ta quajmë si të duam.
Por një gjë ju siguroj, se ky rikthim do të përdoret, për ndërtimin e një bashkëpunimi të shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i një rëndësie jetike, për të ardhmen e vendit tonë.
Kurrë shqiptarët nuk duhet të harrojnë se ky vend ka kontributin më të madh se çdo vend tjetër i planetit në lirinë e botës.
Ky komb me qeveritë e tij, kanë kontributin më të madh dhe përcaktues në lirinë e kombit shqiptar nga vitet '20 të shekullit të kaluar deri në vitet 2000 të këtij shekulli.
Ndaj edhe ju siguroj, se këtë rikthim do ta përdor, do ta përdorim së bashku, për ndërtimin e marrëdhënieve, të partneritetit më të shkëlqyer në interesin më të mirë të dy vendeve dhe kombeve tona, me këtë vend dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara.
Edhe një herë faleminderit shumë për këtë pritje.
Dhe mirënjohje të pafundme.
Rroftë diaspora shqiptare!
Rroftë kombi shqiptar!
Rroftë kombi i madh amerikan!
Zoti e bekoftë, i bekoftë Shtetet e Bashkuara, Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin e saj.
Mes emocioneve, Berisha e krahasoi udhëtimin në SHBA me atë të vitit 1991 dhe theksoi se diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë dhe fati i mirë i kombit shqiptar.
Gjatë fjalimit Berisha u ndal tek vendimi i para disa viteve që i ndalonte udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe theksoi se ata që firmosën këtë vendim sot janë non grata në vendin e tyre. Berisha deklaroi se do të kërkonte mbështetjen dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbysjen e narkoshtetit shqiptar dhe akuzoi Edi Ramën se ka themeluar narkoshtetin e vetëm në Europë dhe po shpopullon vendin me ritme apokaliptike.
© SYRI.net
Protesta e 101-të, para parlamentit dhe drejtoria e Policisë! FNSH dhunë ndaj protestuesve i marrin zvarrë dhe arrestojnë
Noka: Policia ‘flakë’ sot, ndërhyri më shpejt ndaj protestuesve se ndaj zjarreve
Berisha: Dënoj terrorin policor e mediatik ndaj protestuesve paqësorë, Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme