Situata e zjarreve në Shqipëri, katër vatra mbeten aktive dhe dy nën mbikëqyrje

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka dhënë përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend.

Sipas njoftimit të tyre, sot janë raportuar 17 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 11 janë shuar plotësisht.

Në njoftim theksohet se për përballimin e situatës janë angazhuar 164 forca operacionale dhe 13 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 90 efektivë dhe 2 helikopterë.

Situata aktive paraqitet në Dajt, Vajkal, Lundre dhe Therepel.

Në Dajt vijon puna në drejtim të Qafë-Priskës, me 68 forca, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Vajkal të Bulqizës zjarri vijon në terren shkëmbor, me mbi 13 ha të përshkuara dhe 48 forca të angazhuara, pa rrezik për banesat.

Në Lundre, bashkia Mat, situata favorizohet nga era. Në operacion janë angazhuar strukturat vendore, vullnetarë, 30 efektivë të FA dhe 1 helikopter.

Në Therepel, Skrapar, në operacion janë angazhuar forca të MZSH nga Skrapari, Berati dhe Poliçani, vullnetarë, si dhe 1 helikopter i FA.

Ndërkohë, vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq dhe malin e Qukësit–Prrenjas janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika