Hajrullahu: Sejdiu nuk është kandidat konsensual pa pajtimin e PDK-së dhe Aleancës

Kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, ka komentuar qëndrimin e deputetit të LDK-së dhe ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, lidhur me marrëveshjen për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Duke folur në FIVE të TV Dukagjini, Hajrullahu e ka cilësuar si “pak të paqartë” qëndrimin e Hotit, duke thënë se ai dhe zyrtarë të tjerë të LDK-së kanë qenë në dijeni për diskutimet që kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar prej javësh me Vjosa Osmanin për gjetjen e një emri të përbashkët.

“Qëndrimi i Avdullah Hotit, ish-kryeministër, ishte pak i paqartë. Pse po them pak? Zoti Avdullah Hoti dhe zyrtarë të LDK-së e kanë ditur që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me Vjosa Osmanin, ka javë, mos të them muaj, që janë në diskutime sa i përket një emri të përbashkët”, tha Hajrullahu.

Ai ka vlerësuar se kandidatura e Sejdiut nuk mund të cilësohet si “konsensuale” në kuptimin e plotë të fjalës, pasi për të nuk ka pajtim nga të gjitha partitë kryesore politike.

“Nuk po e quaj konsensual, se nuk është konsensual nëse aty nuk ka pajtim nga PDK-ja dhe Aleanca”, u shpreh Hajrullahu.

Sipas tij, shembull i një presidenti të zgjedhur me mbështetje më të gjerë politike ishte ish-presidentja Atifete Jahjaga.

“Pra, konsensual, unifikues ishte Atifete Jahjaga, ish-presidentja, për faktin që ajo u zgjodh me votat e shumicës së deputetëve të partive politike”, tha Hajrullahu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika