Kryesia e LDK-së miraton marrëveshjen dhe mbështet Bekim Sejdiun për President

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka miratuar me unanimitet marrëveshjen politike për tejkalimin e krizës institucionale dhe ka mbështetur nominimin e Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e publikuar pas mbledhjes, LDK-ja ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë dhe përgjegjësitë statutare të Kryesisë.

Sipas LDK-së, marrëveshja politike synon tejkalimin e krizës institucionale dhe përmbylljen e procesit të zgjedhjes së Presidentit, duke garantuar funksionimin e rregullt të institucioneve dhe respektimin e rendit kushtetues.

“Pas shqyrtimit, Kryesia, me unanimitet të plotë, miratoi marrëveshjen e arritur nga ekipi negociues i LDK-së dhe kështu mbështeti nominimin e profesor Bekim Sejdiut për President të Republikës”, thuhet në deklaratë.

LDK-ja ka vlerësuar se zgjedhja e Presidentit nuk lidhet vetëm me një individ, por me ruajtjen e institucioneve të Republikës dhe shmangien e një krize të re politike.

Në deklaratë, partia ka theksuar se Presidenti i ardhshëm duhet të jetë një personalitet me integritet, përgatitje profesionale dhe përvojë institucionale, i cili është në gjendje të përfaqësojë unitetin e popullit.

Për Bekim Sejdiun, LDK-ja ka thënë se i përmbush këto kritere, duke e cilësuar atë si jurist, profesor universitar, diplomat dhe ish-gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Kryesia vlerëson se kandidatura e tij i shërben nevojës së vendit për një President që qëndron mbi ndarjet partiake, respekton me përpikëri Kushtetutën dhe përfaqëson Republikën me seriozitet brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në deklaratë.

Kryesia e LDK-së u ka bërë thirrje deputetëve të Grupit Parlamentar që gjatë procesit të votimit të veprojnë në përputhje me autorizimet e Kuvendit të partisë dhe vendimin e Kryesisë.

LDK-ja ka theksuar se do të vazhdojë të veprojë me “maturi, unitet dhe përgjegjësi”, duke vendosur interesin e Republikës së Kosovës mbi konsideratat e tjera.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika