Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur në Dragash, pasi ishte raportuar e zhdukur nga familjari i saj.

Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar të hënën rreth orës 18:26.

Ankuesi ka deklaruar se viktima kishte dalë nga shtëpia dhe nuk kishte mundur të gjente vendndodhjen e saj.

Pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve në kërkim, gruaja është gjetur.

Ajo më pas është dërguar për kontroll mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash.

Rasti është cilësuar nga Policia si “Person i zhdukur-gjetur”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika