Hoxha: Nuk besoj se 6 deputetët e LDK-së kanë animozitet ndaj Sejdiut, por ndaj Abdixhikut

Analisti politik Ylli Hoxha ka komentuar qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët janë deklaruar kundër mbështetjes së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Hoxha ka vënë në pikëpyetje nëse kundërshtimi i deputetëve lidhet realisht me figurën e Sejdiut apo me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe marrëveshjen e tij me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk jam i bindur që 6 deputetë kanë aq animozitet ndaj Bekim Sejdiut. Sa kanë ndaj Lumir Abdixhikut”, ka deklaruar Hoxha.

Deklarata e tij vjen në një moment kur gjashtë deputetë të LDK-së, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Kujtim Shala, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes së arritur nga Abdixhiku me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për kandidaturën e Sejdiut,

Qëndrimi i gjashtë deputetëve ka shkaktuar reagim edhe nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se ata kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e partisë dhe ka paralajmëruar pasoja për këtë qëndrim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika