Marrëveshja Kurti-Abdixhiku për Sejdiun, mblidhet Grupi Parlamentar i VV-së

Pas marrëveshjes së arritur mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, ka nisur të mblidhet edhe Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.

Deputetët e LVV-së kanë nisur të mblidhen një e nga një në Kuvend, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdixhiku në një konferencë për media, bëri të ditur se gjashtë deputetë të kësaj partie kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e Kryesisë për mbështetjen e Bekim Sejdiut për President të Kosovës.

Tutje, Abdixhiku bëri të ditur se bëhet fjalë për Avdullah Hotin, Hykmete Bajramin, Janina Ymerin, Armend Zemajn, Arben Gashin dhe Kujtim Shalën.

Madje, Abdixhiku u shpreh se pashmangshëm vendi do të shkojë në zgjedhje.

Abdixhiku: I kërkoj falje popullit, nuk munda më tepër me këtë grup parlamentar

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika