44 vjet pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, hetimi në Gjermani ende i hapur

Lajmi për vrasjen e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës pushtoi mediat dhe opinionin publik një ditë pas ekzekutimit të tyre, më 17 janar 1982. Megjithatë, 44 vjet më vonë, rasti vazhdon të mbetet i pazbardhur plotësisht.

Në Debat Plus në TV Dukagjini, autori i emisionit Ermal Panduri ka  bërë të ditur se gjatë hulumtimit në dokumente dhe intervistimit të protagonistëve të kohës nuk është gjetur një përgjigje definitive për autorët dhe motivin e atentatit.

Madje, hetimi nuk konsiderohet i mbyllur as nga autoritetet gjermane.

Presidiumi i Policisë së Heilbronnit, përmes Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, ka konfirmuar për Debat Plus se rasti vazhdon të jetë nën hetim në Baden-Württemberg.

“Rasti është ende në hetim në Baden-Württemberg dhe nuk është mbyllur. Vrasja nuk parashkruhet në Gjermani. Prandaj, dosjet e rastit vazhdojnë të mbahen nga autoritetet hetimore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Heilbronnit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika