Fejza për Bekim Sejdiun: I përmbush kriteret për president konsensual

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arjeta Fejza, ka komentuar marrëveshjen e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Duke folur në FIVE të TV Dukagjinit, Fejza tha se marrëveshja është rezultat i bisedimeve të zhvilluara nga përfaqësuesit e dy subjekteve politike, të deleguar për gjetjen e një emri konsensual.

“Marrëveshje ka. Marrëveshja është prezantuar nga LVV dhe LDK-ja. Nga përfaqësuesit tanë, që i kemi deleguar për të bërë zhvillimin e këtyre bisedimeve për gjetjen e një emri konsensual.  Dhe fatmirësisht kemi gjetur një emër, i cili i afrohet të gjitha atributeve dhe cilësive që i kemi përmendur prej fillimit, që duhet t’i ketë kandidati konsensual… Unë mendoj që ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën. Dhe presim hapat në vazhdim. Siç e dini sot gjatë ditës ka mbledhje të dy subjekteve politike, të cilat e kanë marrë përsipër dhe janë duke pas një rol pro aktiv në çështjen e zhbllokimit të situatës. Edhe e kanë e vendos të parën, interesin e vendit…

Nuk ka të bëjë far me propozimin e emrit, për mua dhe për LVV është e rëndësishme që tashmë e kemi një emër, që i përmbush kriteret të cilat i kemi vendosur në tavolinë”, ka thënë Fejza.

Bekim Sejdiu është profesor i së drejtës në Universitetin e Prishtinës dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai ka shërbyer edhe në diplomacinë kosovare, ndërsa ka qenë ambasador i Kosovës në Turqi dhe konsull i përgjithshëm në Nju Jork.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika