75% e qytetarëve e shohin BE-në si “oaz stabiliteti”

1 Korrik 2026, 14:50Bota TEMA
75% e qytetarëve e shohin BE-në si “oaz stabiliteti”

Bashkimi Evropian shihet nga shumica e qytetarëve evropianë si një “oaz stabiliteti” në një botë të përfshirë nga konflikte, sipas një Eurobarometri të publikuar nga Parlamenti Evropian. Sipas sondazhit, 75% e të anketuarve e konsiderojnë BE-në një pikë stabiliteti, një rritje me 8 pikë krahasuar me gjashtë muaj më parë.

Gjithashtu, 74% e qytetarëve e vlerësojnë si të dobishme anëtarësimin në BE, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Ndërkohë, 68% shprehen se BE duhet të jetë më e fortë në mbrojtjen e qytetarëve nga krizat globale dhe rreziqet e sigurisë, ndërsa 73% mendojnë se Bashkimit Evropian duhet t’i jepen më shumë burime për të përballuar sfidat globale.


Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola deklaroi se në një kohë pasigurie globale, qytetarët po e shohin gjithnjë e më shumë BE-në si një pikë referimi dhe stabiliteti, duke e cilësuar këtë besim si një nga resurset më të mëdha të Evropës.


Megjithatë, qytetarët shfaqin më shumë shqetësim për situatën ekonomike dhe koston e jetesës. 83% e të anketuarve deklarojnë se janë të kënaqur me cilësinë e jetës së tyre, por 44% thonë se pasiguria është ndjenja dominuese. Sipas Eurobarometrit, 47% e evropianëve e konsiderojnë inflacionin dhe rritjen e çmimeve si prioritet për Parlamentin Evropian, një rritje me 6 pikë krahasuar me vjeshtën e vitit 2025.


Po ashtu, 29% presin një ulje të standardit të jetesës në vitet e ardhshme, ndërsa vetëm 18% presin përmirësim. Frika është më e theksuar në Franca, ku 44% e qytetarëve shprehen pesimistë për të ardhmen ekonomike.


Në përgjithësi, treguesit e vlerësimit për BE-në dhe Parlamentin Evropian mbeten të qëndrueshëm. Megjithatë, 59% e të anketuarve thonë se janë të kënaqur me mënyrën se si funksionon demokracia në BE, një rritje me 5 pikë krahasuar me Eurobarometrin e mëparshëm.

 

 

4 Komente

  1. F
    Fshatari

    Shume vende te pushtuara nga Perandoria Romake e shikoin Perandorine Romake si oaz stabiliteti. Njesoj me Perandorine Otomane. Perandoria AustroHungareze shikohej si e tille ne vendet qe ajo mbane nen zoterim, Anglezet ne bote shikohej si perandori stabiliteti. Ka stabilitet ne vendet qe jane nen thundren e pushtuesit. Pyetja ne keto situata ka qene dhe eshte nese njerezit duan stabilitet e siguri apo liri? 250 vjet me pare kur Baballaret e Amerikes themeluan shtetin e pavarur te Amerikes deklaruan se ata qe japin lirine per per te blere sigurine nuk meritojne as lirine e as sigurine (Those who would give up essential Liberty, to purchase a little temporary Safety, deserve neither Liberty nor Safety" Benjamin Franklin)

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      o ti që ke mendimin tënd,a të shkon në mënd se tek ne mendime të tilla quhen "me ja fut pordhës"??ku rron mor njeri?në hënë apo në ëndërra??a e kupton ndryshimin mes perandorive të të shkuarës dhe BEsë??a ke jetuar diku tjetër përveç shqipërisë,o mendimi tënd??ske faj ti,fajin e ka ai që të ka lënë çyryk nga trutë!!dhe gomari ha gazetat por nuk mund të quhet gazetar!kështu dhe me ty!ti lexon shumë por i bën çorbë dhe ato gomarllëqe që lexon!!sa për "lirinë e baballarëve të amerikës",a e di se në atë kohë egzistonte skllavëria dhe femra ishte gjysëm shkalle më lart se skllevrit afrikanë??a ja ke idenë se lirinë e kishte ai që e nxirrte revolverin më shpejt se tjetri??amani mor mëndje ndritur,boll me këto ndriçime se na verbuat dhe ne budallenjve!!

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zogjtë e korbës

      Të durojnë edhe pak se do t'a shohin oazin e paqes kur të fillojnë luftën e tretë botërore aty ku filluan dy të parat dhe të shqyhen si qentë mes vetes më parë. E vetmja gjë që i mban është paraja dhe sqetulla amerikane. Aty ku nuk ka gjuhë që t'i bashkojë, i bashkon urrejtja, fashizmi, kultura kolonialiste dhe gjenocidale, ksenofobia, oligarkia, plutokracia, dhe rracizmit që kanë për çdo pjesë të botës por edhe për njeri tjetrin.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        o zog K,ça ke ngrënë??laj durët para se të hash diçka se me këtë të nxjehtë të zen pizga!!e tipa si ti!?janë aq budallenj sa e nxjerrin pizën nga drejtimi i gabuar!!o hajvan i derrit,kulturën e kolonializmit e kanë,keni,bijt e putinit!!eusia është një shtet kolonial mor idiooooooooot,dhe ti më flet për " kultura kolonialiste dhe gjenocidale"!shko freskohu hajvan se paske shkuar për lesh!po i bën konkurencë idiotësisë!as alFredo kaCo nuk e merr guximin të përballet me ty!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje