Drilon Hazrollaj foli pas fitores 4:0 të Tiranës ndaj Vorës.
Për sulmuesin e huazuar te bardheblutë ishin dy gola të realizuar në javën e tretë të Abissnet Superiores.
“Faleminderit shumë. Ishte një fitore shumë e rëndësishme për neve për arsye që kishim dy humbje rresht. Na është dashur që të motivohemi dhe të japim 100% në këtë lojë.
Kur erdha te Tirana, ekipi më ka pritur shumë mirë dhe jam ambientuar shumë mirë. Nuk erdha në formën më të mirë të mundshme, por tani po e marr veten dhe shpresoj që të arrij ende më lart.
Unë gjithmonë mundohem që të bëj më të mirën. Mendoj që ende mund të jap më shumë dhe shpresoj që në të ardhmen të jap më të mirën.
Superliga e Kosovës nga e Shqipërisë është një dallim i madh. Nga ana fizike dhe taktike, duhet të punosh më shumë në mbrojtje.
Rumania? Është pak më dobët këtu, por nuk është shumë dobët. Është kampionat shumë i fortë edhe te Shqipëria”, u shpreh Hazrollaj.