Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, gjatë takimeve të shumta që ai po zhvillon, është përballur edhe me një surprizë. Teksa ishte duke hyrë nën jë nga ambientet ku do zhvillonte takim me shqiptarë, Berisha është pritur nga disa protestues, që kanë përsëritur thirrjet: “Rama në burg, Berisha në burg” ndaj tij.
Gjithsesi, duket se kryeopozitari i ka pritur thirrjet me sportivitet dhe në video shfaqet i qeshur, duke ngritur dy gishtat në drejtim të protestuesve.
Berisha u nis të premten, më 4 shtator drejt SHBA-së, pasi më herët njoftoi se ishte ftuar si pjesë e një delegacioni të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, i përbërë nga drejtues të rreth 30 partive anëtare, për të marrë pjesë në një konferencë. Kjo shënon vizitën e parë të Berishës drejt Shteteve të Bashkuara, pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit, në vitin 2021.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/