Revolucioni si rreth vicioz

1 Korrik 2026, 11:30Blog Nga Altin Ketro

Që të analizosh thirrjet e protestuesve në bulevard për dorëheqjen e pakushtëzuar të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, të shoqëruara me kërkesa për ndryshime rrënjësore që prekin deri në strukturën kushtetuese të shtetit shqiptar, duhet të hysh domosdoshmërisht në një territor të mbushur me supozime dhe skenarë hipotetikë, shpesh më shumë imagjinarë sesa politikë.

Së pari, dorëheqja e Edi Ramës dhe e qeverisë së tij nuk nënkupton automatikisht rrëzimin e Partisë Socialiste nga mazhoranca parlamentare. Në një skenar normal institucional, PS do të mund të mandatonte një tjetër kryeministër nga radhët e saj. Por, sipas logjikës së artikuluar nga protestuesit, ose më saktë nga zëdhënësit e vetëshpallur të tyre, problemi nuk duket të jetë thjesht Rama apo individë të caktuar, por vetë ekzistenca e Partisë Socialiste. Dhe, në të njëjtën frymë, edhe e Partisë Demokratike, si dy forca që për 36 vite kanë dominuar skenën politike shqiptare.

Dakord. Le t’i fshijmë nga skena politike “armiqtë PS dhe PD”. Dhe le të supozojmë se në fushë mbetet vetëm partia e protestuesve, si dhe partitë e Qorit, Lapajt, Shehajt apo profesor Pilinçit.

Në këtë realitet të ri, pushtetin do ta merrte ajo që mund ta quajmë “Partia e Bulevardit”, ose, po të doni, “Partia e Flamingove”, “Partia Shqipëria e Re” apo çfarëdo emri tjetër po aq simbolik.

Por logjika e këtij revolucioni nuk ndalet këtu. Sapo të fshiheshin dy partitë e mëdha, logjikisht do të fshiheshin edhe strukturat ekzistuese të shtetit, sepse ato janë produkt i tyre. Si rrjedhojë, e gjithë administrata publike do të konsiderohej e delegjitimuar.

Kësisoj do niste “rifillimi i madh”, që do të nënkuptonte largimin me një të rënë të lapsit të qindra mijëra punonjësve dhe zëvendësimin e tyre me “njeriun e ri”, të pastër, të virtytshëm e të pagabueshëm. Aq të kulluar, sa nuk do t'u gjendej as edhe rasti i vetëm kur kanë hedhur mbeturina në rrugë, e jo më një shkelje penale.

Natyrisht, një spastrim i tillë masiv do të përplasej menjëherë me procese gjyqësore dhe dëmshpërblime që shkojnë në qindra milionë euro. Por për “Shqipërinë e Re” kjo nuk do të përbënte problem, sepse misioni është më i madh se kostoja. Edhe nëse kjo do të thoshte ndërprerje negociatash me Bashkimin Europian apo përplasje me standardet e administratës publike.

Pasi administrata të ishte “pastruar”, do të niste faza tjetër, e cila do të ishte goditja e “kulakëve të rinj” të vitit 2026, të njohur ndryshe si oligarkë. Për ta do të vendoseshin regjime të ashpra fiskale, në stilin e taksave të jashtëzakonshme të vitit 1946, me synimin për t’i larguar nga ekonomia.

Pas tyre radha do t’u vinte investitorëve të huaj. Me ndryshime drastike taksash dhe pasigurie të shtuar, shumë prej tyre do të tërhiqeshin. Por kjo, sipas logjikës revolucionare, nuk ka peshë, pasi qëllimi është “pastrimi”, e jo funksionimi normal i ekonomisë.

Një nga sektorët më të goditur do të ishte ndërtimi. Asnjë leje e re nuk do të jepej, me arsyetimin se tregu është i ngopur. Edhe nëse kjo do të paralizonte një zinxhir të tërë ekonomik, nga materialet te punësimi, për revolucionarët kjo nuk do të konsiderohej kosto, por princip.

Në këtë pikë ekonomia do të hynte në ngadalësim të thellë, me të ardhura më të ulëta, presion fiskal dhe rrezik për kolaps. Por në narrativën revolucionare këto do të ishin thjesht sakrifica të nevojshme.

Më pas do të vinin listat e zeza, ku do të mbizotëronin emrat e “tradhtarëve”, “të korruptuarve” dhe “të vjetërve”, të cilët do të ndëshkoheshin penalisht menjëherë nga sistemi i ri, si masë mbrojtëse ndaj “kundërrevolucionit”.

Në fund të këtij zinxhiri Shqipëria do të gjendej e izoluar nga Bashkimi Europian, me ekonomi të dobësuar, me investime të tkurrura dhe me pasiguri të thellë institucionale. Por, sipas logjikës së brendshme të këtij projekti, ky do të ishte thjesht çmimi i domosdoshëm i “revolucionit të pastër”.

Nuk e di nëse mbështetësit e një transformimi të tillë do të jetonin gjatë në këtë klimë apo do të kërkonin një jetë më të mirë diku tjetër. Por një gjë është e qartë pa pasur nevojë për shumë analizë, se vendit do t’i duheshin vite të tëra, ndoshta dekada, për t’u rimëkëmbur.

Dhe kështu, në mënyrë të përmbledhur, e shoh unë përfundimin e thirrjeve revolucionare jo si një pikë mbërritjeje, por si fillimin e një cikli që ripërsërit vetveten. Sepse çdo “Revolucion 1.0”, i ndërtuar mbi premisën e pastrimit total dhe rindërtimit nga themelet, në mënyrë të pashmangshme prodhon pasojat e veta, duke sjellë përjashtime, konflikte, kolaps institucional dhe ekonomik.

Pikërisht këto pasoja bëhen më pas argumenti për një “Revolucion 2.0”, i cili lind me të njëjtën retorikë shpengimi dhe me të njëjtën logjikë shkatërrimi. Kështu, çdo revolucion që premton zgjidhjen përfundimtare të gjithçkaje përfundon duke u bërë vetë problemi që kërkon të rrëzohet, ndërsa vendi futet në një rreth vicioz ku logjika politike nuk gjen më dalje, por vetëm rikthim të së njëjtës dinamikë.

13 Komente

  1. C
    Cili

    Che Guevara! Dmth Shqipëria si Cuba. Ky është përfundimi. Po kush Che? Gashi apo Progni? Qënëri hesapi.... . Si përfundim Che vritet.... . E vret CIA... Mbase nuk përfundon kështu filmi shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tarras Lala

      Kta lloi fekalesh jan pirth tē lirohesh me njē fjal kta jan njē top i madh MUTI.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Esat

        Autori nuk duket se kupton ironinë e artikullit të tij. Nëse Revolucionet version 1 dhe 2 janë rreth vicioz sepse nuk sugjerojnë alternativa, cilat alternativa të status quo (version 35 vjeçar) sugjeron autori? Ky argument, është ekzaktesisht ai i Ramiz Alisë dhe Byroisteve. "Ja e përmbyset Partinë e Punës, kush do të marrë pushtetin 'pede'-ja?" Protestuesit mbase nuk kanë ndonjë ide se kush duhet të qeverisë, apo si duhet bërë shteti i ri. Ama ata kanë shumë të drejtë të vënë në dukje kush e ka mbushur kupën dhe nuk duan që kriminelë ordinerë të drejtojnë shtetin e tyre. Nëse nuk kanë vizion për qeverisjen e ardhshme, të paktën kanë kurajë të kërkojnë drejtësinë e sotme. Kjo kurajë po u mungon shumë opinion-bërësve dhe kritizereve.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          Po, ç'merreni me këta plehra. Injoranca nuk ka brija më të mëdhenj se këta të këtyre.

          Përgjigjjuni
          1. E
            ENTSOE

            Che dhe Ga / shi nuk krahasohen. Ga/ shi nje dificent qe i ka dhene fjalen Irfanit dhe Revolucionit Taleban qe File Albanian do digjet ne turren e druve si ne kohen e Xhordano Bruno’s!!!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kurre nuk duhet te dorezohrmi!

              Jam plotesisht me Ketron: Eshte shume egzistenciale, per demokracine shqiptare ikja apo me mire shporrja e rames, nje ore dhe me pare, kurse zhdukja e partive eshte nje utopi, nqse ato nuk kane program kushtetues.Ne kemi shembuj nga Italia, qe parti te krejt te reja kane fituar zgjedhje, pasi populli italian si ai shqiptar ishte i sterlodhur me partite e vjetra. Prandaj udheheqja e protestes duhet te ulet dhe te koncetrohet, per perspektivenSe pari, te pastrohet nga gerxhot e diktaturave dhe pushtimeve, te kaluar, si qorri dhe goxhaj dhe paralel te gjeni se pari, personaliteti te pastra dhe te afte dhe te guximshem per te drejtuar.Jeni para nje momenti te madh historik, qe nuk duhet humbur.Nje fije ju ndan, nga lavdia dhe mallkimi.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Ramazoni

                A ti qenke rak fare

                Përgjigjjuni
              2. M
                Muzaka i Ri

                Po ke harruar më kryesoren o analist. Atë që pas 5-6 muaj kolapsi ngrihet populli dhe u QR të gjithë bashkë ketyre revolucionareve. Që nga Lubonja deri te ai lamashi i fundit që shkon për një dhallë ne protestë. Këta kujtojne se është bërë pilafi mal dhe këta vetëm do shperndajne lugët kur të vijnë ne pushtet. Poulli është i inatosur me këta që po qeverisin, por e shikon që ka edhe më keqë, dhe ketyre revolucionarve do tu duket ferra brahim pastaj,po leri të kruhen.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toger Dubi

                  Synimi kapter Fania të shpëtojë nga kreditë, se nuk po ju pahuan rrogat punonjësve te Luarasi.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nato

                    E ke qare analizen,z.Ketro!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Proto Struci

                      Revolucionare flamingo Kane vendosur qe flamingo ta zevendesoje ne Flamurin kombetar, shqiponnjen dykrenare.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        MEMEDHETARI

                        E kam shkruar qe ne fillim,kjo nuk eshte proteste - kjo eshte KRYQEZATE!... Por nje gje eshte e sigurte,qe,megjithese dalin me emrin e popullit - POPULLIT DHE EDI RAMES DO T'I HANE MUNE!...

                        Përgjigjjuni
                        1. #
                          ###

                          Kam vene re nje person i ashtuquajtur ambjentalist me emrin Andi Tepelena.Eshte nje person i cili fshihet prapa ambjentializmit,shume tinzar,por eshte nje mbeshtetes i cauzes se Sali Berishës apo PD.Kete njeri e kam vene re ne kauzat e PD per te penguar sistemimin e Liqenit Artificial te Tiranes ne ato protesta te dhunshme.Po ky individ ishte ne grupin e protestave te dhunshme te Sheshit Skënderbeu ky mblidhen sot revolucionare e flamingove Po ky individ ka qene aktiv ne protestat kundër shembjes se Teatrit Popullor etj.etj.etj.Nje individ i lidhur ngushte me kauzat dhe veprimtarinë e dhunshme te Partisë Demokratike. Pra si përfundim,njerëz distancohen dhe përjashtoheni njerëz te tille.Keta njerëz jane vetëm te destabilizuar vendin!!! Largohuni prej tyre,njerëzit si ky jane te shumte ne gjirin e kësaj proteste,qe nisi ne mënyre plotësisht te qarte,por po kalon ne situata te rrezikshme.!!!!!

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje