Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Ndreca: U konfirmua mungesa e testit të proporcionalitetit

1 Korrik 2026, 16:53Kronika TEMA
Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Ndreca: U konfirmua mungesa e testit

Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim.

Ndreca tha se Gjykata Kushtetuese konfirmoi problemin kryesor që, sipas tij, ishte i pranishëm që në vendimin për masën e sigurisë ndaj Veliajt: mungesën e testit të proporcionalitetit.

Sipas tij, gjykatat kishin analizuar vetëm interesin publik për mbrojtjen e hetimit, por kishin lënë jashtë vlerësimit një tjetër interes kushtetues, të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u qeverisur nga kryetari që kishin zgjedhur me votë.

“Sot, pas 16 muajsh, Gjykata Kushtetuese konfirmoi pikërisht këtë”, u shpreh Ndreca.

Ndreca shtoi se përgjegjësia tashmë kalon te Gjykata e Lartë, e cila duhet të zbatojë pa vonesë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Drejtësia mund të vonojë, por standardet kushtetuese nuk e humbasin vlerën e tyre. Ato mbeten aty, derisa dikush këmbëngul që ato të zbatohen”, deklaroi Plarent Ndreca.

Reagimi i plotë i Plarent Ndrecës:

Më shumë se një vit më parë, kur nuk isha ende avokat i Erion Veliajt, por thjesht deputet i Kuvendit dhe një vëzhgues i jashtëm i çështjes, deklarova publikisht në “Now” me Erla Mëhilli, se problemi kryesor kushtetues që lexohej në vendimin e masës së sigurisë ishte mungesa e testit të proporcionalitetit.

Thashë se gjykata kishte analizuar vetëm njërin interes publik – mbrojtjen e hetimit nga çdo ndikim – por kishte lënë jashtë analizës interesin tjetër po aq kushtetues: të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u qeverisur nga kryetari që kishin zgjedhur me votë.

Sot, pas 16 muajsh, Gjykata Kushtetuese konfirmoi pikërisht këtë.

Standardi kushtetues nuk ndryshoi gjatë këtyre 16 muajve. Vetëm njohja e tij vonoi. Dhe kjo vonesë pati një kosto reale: për qytetarët e Tiranës, për institucionin e Bashkisë, për ushtrimin normal të mandatit demokratik dhe për të drejtat individuale të Erion Veliajt.

Tani përgjegjësia kalon te Gjykata e Lartë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet pa vonesë. Çdo ditë e panevojshme shtesë zgjat një situatë që vetë Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk është shqyrtuar sipas standardeve kushtetuese.

Drejtësia mund të vonojë por standartet kushtetuese nuk e humbasin vlerën e tyre. Ato mbeten aty, derisa dikush këmbëngul që ato të zbatohen.

12 Komente

  1. d
    drejtesi e munguar

    E verteta eshte se shteti yne nuk eshte SHTET LIGJOR,ku vetem ligji te veproj.Keta juriste,gjyqtare e prokurore,akane te njejti Kushtetute?A kane te njejtin kod penal?Qendrimi ne menyre te pa barabarte perball ligjit do te thote "ligji eshte ne dore te maliqit".

    Përgjigjjuni
    1. h
      hila

      Shumuca e gjygjtareve ne Shqipni jane produkt, shoke e shoqe te Argites e Shkelzenit, jane brezi me injorant i drejtesise,, kane edukat malcorhaneje, interesa inate hakmarrje. Pra drejtesija ne Shqipni ka te njejten Kushtetut por qe e interpreton inati, interesi hakmarrja, pa aftesija. Sali Serbi i solli demin me te madh Shqipnis se po ta pushtonte Serbija!

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Po te degjosh avokatet, fshatarë injorantë , këto nuk ka vjedhur, korruptuar, shpërdoruar asnjeri. Të gjithë kane të pafajshëm pa asnjë pergjegjesi . Kush e ka fajin ? Ambasadoret, BEja, nderkombetaret. Vazhdoni vidhni.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mara emigrante ne Itali

        Kjo eshte prokuroria e dum dumanit qe me leter anonime arestoi kryebashkiakun . Te dali e verteta dhe qellimi I dumanit ishte per te rezuar qeverine e Rames por nuk ja ariti se edhe me Ilir Beqajn u ka ngecur sharra ne gozhde .Dado dhe dumdumani duhet te daliperpara drejtesise per mos zbatim te ligjit .Perpara Erjon çirru masken ketyre berishisteve .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patronazhisteve cekic ballit

          E shikoni c´behet? Nqs palloshi nuk rrezohet tani, Shqiperine e mori lumi. Vrasin, vjedhin, trafikojne dhe nuk ju hyn asnje gjemb ne kembe. Kane kapur cdo gje dhe me gjoja SPAK-un tallin dhe menderen me popullin. Zgjohuni o njerez, ky rregjim nuk rrezohet me drita telefonash.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vrojtuesi

            Së pari , patronazhistëve t'ja ruash karin . Përsa i përket rëzimit të qeverisë , merni nga një tepsi a legen ( ju kujtohet torta e Berishës) dhe mbusheni me jashtëqitjen e qeverisë , è çastaj lyejuni koke e këmbë kush e kush më shumë .

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kështu o posi!

              O çekiç ballit,ti do një mender me thënë ballit dhe krejt surratit.

              Përgjigjjuni
              1. 3
                33 cm

                Shqiperine e ka mare lumi dhe nuk mund te rregullohet, perderi sa ate qe ka vrare kur ka qene ne pushtet e shohim per dite ne TV duke honger mut, lexojme komentet e eunukeve te tij si ty loqe patronazhist i rithemelimit te hales te Vicidolit e nderkohe qe ne drejtesi do vazhdojne te kryejne krime shtaze si Ols Dado dhe Mut Dumani!

                Përgjigjjuni
              2. 1
                101

                Ky shteti i RamoDuros , hajduti me madh Mirditori Plarent ndreca me akuza penale per korrupsion ; behet avokat i kryehajduit Erion Pederast Velia me 24 akuza penale per korrupsion '

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Role karderri

                  101 kara paske honger or eunuku i Sal shpifsit!

                  Përgjigjjuni
                2. 1
                  101

                  Ky shteti i RamoDuros , hajduti me madh Mirditori Plarent ndreca me akuza penale per korrupsion ; behet avokat i kryehajduit Erion Pederast Velia me 24 akuza penale per korrupsion '

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    101

                    Ky shteti i RamoDuros , hajduti me madh Mirditori Plarent ndreca me akuza penale per korrupsion ; behet avokat i kryehajduit Erion Pederast Velia me 24 akuza penale per korrupsion '

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje