Ministri i Drejtësisë prezanton Drejtorin e ri të Agjencisë së Trajtimit të Pronave Valdrin Pjetri: Prioritet transparenca, ritmi dhe integriteti

1 Korrik 2026, 12:50Sociale TEMA
Ministri i Drejtësisë prezanton Drejtorin e ri të Agjencisë

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi një takim me stafin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ku prezantoi Drejtorin e ri të Përgjithshëm Valdrin Pjetri dhe përcaktoi prioritetet e punës për periudhën në vijim.

Në fjalën e tij, Ministri vlerësoi rolin e Agjencisë si një nga institucionet më të rëndësishme në administratën publike, duke theksuar se pas çdo dosjeje që trajtohet qëndron historia e një familjeje dhe rikthimi i besimit të qytetarëve te shteti.

"Puna që bëni nuk është thjesht trajtim dosjesh. Është një proces që rikthen besimin te ligji dhe institucionet, duke u dhënë qytetarëve shpresën se shteti funksionon", u shpreh Ministri.

Ai kërkoi rritjen e ritmit të trajtimit të dosjeve, në përputhje me objektivat e përcaktuara në ligj, duke theksuar nevojën për vendosjen e objektivave të matshëm dhe monitorimin e vazhdueshëm të performancës.

Një tjetër prioritet i theksuar ishte transparenca ndaj qytetarëve. Ministri kërkoi që çdo qytetar të ketë informacion të qartë mbi fazën në të cilën ndodhet dosja e tij, duke e konsideruar këtë element thelbësor për rritjen e besimit te institucioni.

Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë e integritetit profesional dhe respektit ndaj qytetarëve, duke kërkuar standarde të njëjta shërbimi për të gjithë dhe një kulturë pune të bazuar te përgjegjësia dhe llogaridhënia.

Ministri theksoi se çështja e pronës është me rëndësi strategjike për vendin, pasi lidhet drejtpërdrejt me shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik, klimën e investimeve dhe procesin e integrimit europian, veçanërisht me përmbushjen e detyrimeve të Kapitullit 23.

Në përfundim, ai siguroi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Drejtësisë për drejtimin e ri të Agjencisë dhe ftoi çdo punonjës të kontribuojë çdo ditë me një përmirësim konkret në punën e tij, duke theksuar se ndryshimi ndërtohet përmes përmirësimeve të vazhdueshme.

9 Komente

  1. A
    Albi

    Nuk shkeputet dot Rilindja nga kriminelet. Nuk i mjaftoi Valdrinit ca ka vjedh tani, duhet te fuse duart dhe ne tepsine e pronave.

    Përgjigjjuni
    1. 9
      96x9 jtkyxkhv6

      Tonìiiiiiiiiiiiiioo,Goguuuuuuuuuuuuuuu o minster leshi posi nuk e gjeni dot nje njeri te hajrit more burre, a nuk ishte ky Pjetri qe u dertyrua te ikte nga kryetarlleku i bashise Shkoder per shjak te ligjit te dekrinalizimit dhe tani e vini ne ate post te rendesoshem, dhe habiteni pse ngrihet rinia kunder jush ,jo te ngriheg por t'ju marre zvarre t'ju hedh ne Lane.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vëzhguesi

        Pse komentoni kot më kot, apo se nuk ju rrihet pa bërë koment? Ai ka pas një dënim për një cigare hasashi që iu gjet shoket të vetë në një makinë kur udhëtonin në Itali përpara 20 viteve dhe këtë nuk e kishe dëklaruar në formular. Por Valdrini është djalë i zoti në drejtim, i biri i një prej heronjve të ndërtimit të HEC-ve mbi Drin.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Scutari

          Po kur u bë Luigj Pjetri heroi i Hidrocentraleve o shoku se na hapët barrkun. Valdrini mund të jetë djalë i mirë por e vërtet është ajo qe thot komentuesi i pare. Sipas klsaj zgjedhjeje i bie qe PS paska ngelur keq për kandidatura.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Teo

          Keshtu I duan...per leke e vota....e thone do hyjne ne BE....tallen e pasurohen...

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje ish gjyqtar

            Faleminderit se kete po mendoja dhe une. Jam plotesisht dakort, nuk ju ndahet shpirti nga kriminelat. Aman kur u be dhe Toni Gogu ku gjate karrieres se tij pa u futur ne prti deri tek kanvelar i Gjykates Tirane arriti qe merrej me kovat dhe fshesat dhe me blloqet e sekretareve.

            Përgjigjjuni
          2. J
            Juli

            Ne mos gaboj ky personi ka qene kandidat per Bashkine Shkoder per PS dhe u hoq per shkak se prekej nga ligji i dekrimininalizimit ndersa sot PS e promovojne serish Drejtor te Pronave. Ky karshillek dhe arrogance qe ben PS me provovimin e ketyre personave eshte burim i reagimit dhe revoltes qytetare ndaj mos u habisni perse dalin kaq masivisht njerez ne proteste. Perfundimisht mendoj se kushdo Individ nuk mund te qeveris me shume se 2 mandate se humbet neper keto kalbesira.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              ATP, është ngritur për të zbatuar nenin 181 të Kushtetutës së vitit 1998, nen i cili në zbatim të neneve 41-42 të saj dhe ligjeve të tjera në rrjedhim të tyre, të detyronte qeverinë/qeveritë t'i jepte fund kthimit dhe kompensimit të pronave shqiptarëve të shpronësuar nga regjimi komunist dhe nga ai demo(n)kratik i pas vitit 1992 kur me ligjin famëkeq 7501 i rishpronësoi probarët e ligjshëm. Jam i sigurt që ATP, nuk e ka kryer atë detyrë, dhe nëse ka bërë diçka, ato kanë qenë zgjidhje klienteliste, për të mos thënë korruptive. Nuk flas në havá por nga eksperienca familjare, e cila ka fituar të drejtën e kompensimit për afro 70 Ha, tokë bujqësore, qysh në vitin 1996. Pra për 30 vjet asnjë vendim në favor të familjes dhe trashëgimtarëve të saj, (kur gjysma kanë ndërruar jetë), asnjë m2 tokë e kompensuar, siç parashikon ligji respektiv. Pyetja është: Nuk mjaftojnë 30 vjet? Nëse ATP ka punuar sipas ligjit, gjatë këtyre viteve sa pronarë ka kompensuar? Ndër ta sa janë sipas viteve dhe nëse për përfituesit është respektuar kronologjia e vendimeve të dhëna në përputhje me kohën kur u ka lindur ajo e drejtë? Sa herë interesohemi për fatin e dosjes tonë, marrim përgjigjen standard: E kemi në shqyrtim?! Shqyrtim për çfarë, kur ajo është dosje për zbatim të detyrueshëm prej ATP, sepse për atë është krijuar?! Shqyrtimin e kanë bërë më herët të tjera organe po aq të ligjshme. Për këto pyetje e të tjera shqetësime, nuk lexova asgjë në direktivat e ministrit Goga në adresë të kësaj agjensie ?! Duam zgjidhje dhe jo fjalë boshe të tilla si "duhet" dhe bla, bla, bla?!?!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dursakja

                Pronat në këtë vend nuk ka zot që t'i bëj dërman. Me pronën është bërë e pabëra dhe e padëgjuara, si në asnjë vend tjetër të botës. Qëndrimi ndaj pronës është themeli i një sistemi dhe kur ky themel degjeneroi, ç'mund të bësh fjalë për sistemin, përralla me mbret.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje