Pasditen e kësaj të diele një zjarr shpërtheu pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke kërcënuar dy banesa në atë zonë.
Zjarrfikësit ndërhynë me tre mjete dhe 12 efektivë, duke izoluar flakët dhe duke penguar përhapjen drejt zonës së banuar, derisa e vunë plotësisht nën kontroll pa raportuar të lënduar apo dëme.
Rasti vjen në kushtet e temperaturave të larta që rrisin rrezikun e zjarreve, ndaj autoritetet apelojnë të shmanget ndezja e zjarrit në ambiente të hapura.









