Ra kjo protestë dhe u pamë me llumin

1 Korrik 2026, 18:21Blog TEMA
Ra kjo protestë dhe u pamë me llumin

Nga Adriatik Doçi 

Ra kjo protestë dhe u pamë me llumin. Mbetjet e revolucionit nga rrufjanët e OJQ-ve, trefletëshit, psikotikët tek milionerët e opozitës
Një meritë që duhet t'i njohim protestës në shuarje kundër qeverisë Rama, tashmë e privatizuar nga SHQUP-i, përpos të tjerave, është edhe përbashkimi i dromcave shoqërore në bulevard, rreth një kauze fillimisht mjedisore, por që shumë shpejt ndryshoi narrativë, duke përfunduar në manifeste psikotike, parahistorike dhe groteske. Këtu i referohem manifestit të Dritan Goxhajt, bazuar në dy shtylla (plumb dhe short) dhe platfomës së Përparim Gjekës, i cili ka nisur të konstituojë kuvende dhe qeveri imagjinare me telefon.
Si fillim dua të diferencoj me respekt dhe vlerësim mijëra qytetarë të revoltuar me të drejtë pas 13 vite qeverisje për pensionet e ulëta deri në qesharake në raport me koston e jetesës, kapjen e sektorit të shëndetësisë nga një oligark, ndotjen alarmante në Tiranë, krimet masive mjedisore, rrugët sikur i kanë ngrënë qentë, mungesën e pjeshme të ujit, kompromentimin e sigurisë udhqimore etj. Një pushtet i përgjegjshëm e lexon dhe reflekton pas këtij mesazhi, jo me propagandë dhe algoritëm, por me veprime konkrete, serioze dhe me impakt.
Nga ana tjetër, kurrë më parë, një i ashtuquajtur revulucion nuk ka bashkuar një larmi rrëkesh llumnaje se sa ky i flamingove. Teksa protesta ka ardhur duke zbehur pas infliltrimit të PD-së, zbehje e cila po reflektohet me nervozizëm dhe akte dhune, në pah kanë dalë rrufjanët e OJF-ve, të cilët thithin dhe avullojnë miliina euro donacione çdo vit me raporte fiktive, milionerë të opozitës si Gjin Gjoni apo Agron Shehaj dhe personazhe që janë pronarët më të mëdhenj të tokave nga Gjiri i Lalzit në Ksamil.
Llumi i revolucionit do të ishte i varfër pa trefletëshit dhe mallistët, të cilët denden në bar dhe viza deri kur fluturojnë si flamingo në bulevard, pa influenceret që Skënderbeun e pandehin për markë rrobash dhe sidomos pa disa blogere që patadite paraqiten në burg për takime speciale dhe pasdite në bulevard. Këtij hit-i veror i janë bashkuar edhe çunat e call centrave, të pezmatuar nga mbyllja e qendrave të mashtrimit nga policia, por edhe ikballet që simpatizojnë Hamasin dhe dalin për t'i gjetur çupa të reja burrave të tyre.
Protesta ka nxjerrë në pah edhe personazhe me kartelë dhe ekstremistë, inflencere që thonë se do hidhen sërish nga pallati, bipolarë, mitomanë, piromanë, pijanecë apo pilinçë që ndryshojnë Kushtetutën në Facebook. Revolucionit i kanë fryrë edhe biznesmenë që nuk paguajnë taksa dhe që kanë kthyer në biznes godinat publike, personazhe në kërkim për korrupsion, hajdutë fondesh publike, ish ministra dhe ish drejtorë të korruptuar.
Pjesë e mozaikut të revolucionit janë edhe pedofilë të dokumentuar, maniakë, analistë me vila në Palasë, trafikantë droge, menaxherë prostitucioni, pastrues parash, sekserë, xhepistë, mashtrues, eskorta, përndjekës, bjerraditës, huliganë, ngelësa, fallxhore etj. Kjo amalgamë ka gjasa t'i forcojë më tej pozitat e Edi Ramës pasi mund të theksojë tek shumica e votuesve vetëdijen për arltenativën toksike që i kërkon dorëheqen dhe frikën e rrokullisjen e Shqipërisë.

15 Komente

  1. N
    Niko

    Rendesi Ka qe te forcohen pozitat e Edi Rames qe te vazhdoje edhe nja 20 vjet ne pushtet. Nuk Kane rendesi te tjerat. Po per lek cfare nuk ben njeriu, i thote derrit daje dhe quan rinine shqiptare llum. Po me llum se Ty o gjobaxhi a Ka?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolegu i SPAK-ut

      Sipas këtij po pate vota je ok ka harruar dobiçi se Enveri merrte 99% të votave dhe bërtiste çdo ditë armiqtë e jashtëm na duan të keqen si i gjati sot asnjë ndryshim po ashtu saliu kur ishte në pushtet krijonte armiq imagjinare

      Përgjigjjuni
      1. a
        a

        po ku paska qene gjithe ky llum mor? po si nuk te vrasin syte more ? llumi eshte llum,i ri apo i vjeter

        Përgjigjjuni
      2. M
        Merr leket e rames

        Doc sherbetori nje tjeter patronazhist i felliqur qe ben opozite vetem me ata qe nuk e paguajne

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kuptoni themelet

          Populli shqiptar i Shqipërisë nuk duhet të manipulohet edhe nga kjo maskaradë piramidale, siç u manipulua me firmat piramidale në 1997!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sass

            EDI RAMA nese kerkon te ngelet ne historin e parlamentarizmit shqiptare me 1 milion vota, te miratojdhe te ule numerin e deputeteve nese ben kete ka pastruar ate godine nga hajdut dhe bandit qe jane me shumic,sa per keto protesta Rames nuk i leviz asnje qime bythe sepse dihet qe non grata me kamikazet e tij, Shehaj me banditet e tij,dhe Qorri do ti hajne m……in

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mesuesja.

              Analize e sakte. E verteta po del dhe do dali akoma me shume. Urime.

              Përgjigjjuni
              1. m
                mender gazetar

                Por cfare kerkoje ti mor doc i docave, ufo te zbritur nga qielli: Kjo proteste, ne menyre normale, ka mbledhur te gjitha shtresat e popullit brenda dhe jashte, qe jane keqperdorur dhe cfrytezuar bashke me atdheun e tyre, ne menyren me te keqe. Dhe ne vend te gjeje rruget, si mund te koncentrohet ky zemerim popullor i ngritur nga vuajtjet, ky doc doci, merret me anet anesore negative te saj, duke e lene piktorin e semure, te vazhdoje sundimin absurd.

                Përgjigjjuni
                1. v
                  vlonjat

                  Pasqyra me e sakte nga te gjitha per perberjen e protestës .Respekte Adriatik.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sali

                    Ne proteste jane te pa shkollet o me diploma te blera qe tere diten e kalojne ne kafene dhe celular.jane idiotet miss botoksat qe reklamojne vehte per te gjetur te dashurin e radhes.jane bagetite tw zbritur nga shpellat e bllokuar tiranen.jane bagetite pdiste.trushpellaret e delirantit kurti.hoxhallaret e maqedonise.jane TVSH e disa gazeta gjoja te pavarura si report tv e pa diskutim dhe Dora e saliut.po mendojne shqipot se keta do ti bejne te hane me luge te florinjte le te dalin

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      astrit

                      Kushtet kryesore që frymëzohet kjo lëvizje janë traumat e mëdha që po përjetojnë shqiptarët, kjo “Lëvizje” sintetizon vlerësimin e individit dhe vlerësimin e unifikuar mbarë kombëtar. Protesta i joshi përkrahësit e saj më shumë, duke ndikuar psikologjikisht, duke vënë në dukje e duke reflektuar mbi problemet e ngulitura thellë në ndërgjegjen njerëzore të shkaktuara nga shkeljet e ligjeve shoqërore dhe një perceptim e ndjenje kalbëzimi dhe humbjeve të vlerave morale të shoqërisë. Lëvizja ka veprim dhe ndjenjë, ka intuitë, dhe si e tillë duhet të vazhdojë të jetë. Nëse do të ishte ndryshe, nuk do të mund ta mbante atë forcë të madhe lëvizëse, atë fuqi rinovuese që zotëron tani dhe do të ishte thjesht meditimi i vetmuar i një pakice, të cilën pushteti me mjetet e veta të shumta po mundohet ti kanalizojë. Vetëm sepse është ndjenjë dhe veprim, vetëm sepse është rizgjimi i pavetëdijshëm i instinktit tonë të thellë kombëtar, ka forcën për të trazuar shpirtin e popullit dhe për të çliruar një rrymë të papërmbajtshme të vullnetit kombëtar. Vetëm sepse është veprim dhe ndjenjë, ka kushtet për të përcaktuar rrjedhën historike të Shqipërisë bashkëkohore

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        BE

                        Vërtet i beson ato që shkruan o Astrit ? Shiko se sa janë para kryeministrisë , as 200 veta . Këtë lëvizje nuk e ze java e ardhëshme .

                        Përgjigjjuni
                      2. J
                        Jimi

                        Me se e vertete. Ky vertet ishte nje "Revolucion", por anarkist. Aty ishte ngaterruar keqe dheu me plehun !

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Askushi

                          Adriatik ,si gjithmon konçiz dhe shterues.Të falenderoj për artikullin dhe kurajon që ke tregu gjithmon kundër të keqes dhe demaskimin e kryemafiozit Ballkanit Toto Rina shkëlzen sali brekskisha. Edi Rama patjetër që do rreflektoj për të gjitha a ankesat që ka ngrejt pjesa genuine e protestës. Pjesës tjetër të protestës qê paraqitet me qeleshe dhe flamur i rekomandoj se Atdheut i shërbeni duke shku në punë dhe të thyni kurrizin (jo në fejsbuk e tik tok) kshu i shërbehet familjeve tuaja dhe Atdheut. Mercenarve te tastierës i them se nuk bjen qeveria nga 100 gjakprishem dhe shurranjos që ju vjen era përç Edi Rama për fatin tuj të keq do qeverisi edhe 3 mandate tjera.Boni durim zeni ,kurtoviç,qorri,shehaj llapa, Kurrë Atdheu im nuk ka qenë ma i bukur se sot dhe ma demokratik

                          Përgjigjjuni
                          1. Hakiu

                            Llumi ka dal sheshit,eshte qeveria e edi rames,trathetia dhe antikombtarizmi,krimi,tallja me popull,bene kete qeveri dhe ket individ shume iritues e ambient toksik per popullin.Far e flliqt jane edi rama e qeveria.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje