Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është përgjigjur deklaratave të fundit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke i bërë thirrje që të “qetësohet” dhe duke theksuar se Izraeli nuk do të lejojë askënd të kërcënojë sigurinë apo ekzistencën e tij.
Në një intervistë për rrjetin televiziv izraelit Channel 14, Netanyahu tha se e sheh me shqetësim retorikën gjithnjë e më të ashpër të Ankarasë ndaj Izraelit.
“Ajo që po ndodh në Turqi është rezultat i rënies së fuqisë së Iranit. Irani përfaqëson boshtin ekstremist shiit, ndërsa Turqia përfaqëson boshtin e Vëllazërisë Myslimane, një lëvizje po aq ekstremiste”, deklaroi ai.
Duke komentuar deklaratat e Erdoganit për Jerusalemin, Netanyahu u shpreh se presidenti turk “ka harruar se 400 vitet e Perandorisë Osmane kanë mbaruar”.
“Sot ekziston një shtet i fortë i quajtur Izrael. Ekzistojnë Forcat e Armatosura Izraelite, ekziston populli i Izraelit dhe ekziston qeveria e Izraelit. Do të ishte e mençur që ai të qetësohej”, tha kryeministri izraelit.
Ai shtoi se Izraeli nuk do të tolerojë asnjë kërcënim ndaj sigurisë së tij.
“Ne nuk do të lejojmë askënd të kërcënojë ekzistencën tonë. Ne nuk do të lejojmë askënd të kërcënojë sigurinë tonë. Dhe mendoj se kemi vërtetuar se çfarë jemi të aftë të bëjmë”, u shpreh Netanyahu.
Deklaratat e tij vijnë në një periudhë të tensionuar mes Izraelit dhe Turqisë, pas retorikës së ashpër të Ankarasë në javët e fundit. Mes tyre, ministri i Brendshëm turk ka bërë thirrje për “çlirimin” e Jerusalemit, ndërsa mediat izraelite dhe perëndimore kanë raportuar se Erdogan, gjatë lutjes së Fitër Bajramit në mars 2025, i ishte lutur Allahut “të shkatërronte Izraelin sionist”.
Në intervistë, Netanyahu komentoi edhe marrëdhëniet me Egjiptin, pas raportimeve për shtimin e pranisë ushtarake egjiptiane në Gadishullin e Sinait. Ai tha se ka zhvilluar bisedime me autoritetet egjiptiane për respektimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, pa dhënë detaje të tjera.
Në përfundim, kryeministri izraelit theksoi se ekuilibrat gjeopolitikë në Lindjen e Mesme po ndryshojnë vazhdimisht dhe se Izraeli duhet të vazhdojë të forcojë pozicionin e tij në rajon.
Dhe në fund fare , (po nuk e thotë gazetari) , Netaniahu i tha " Rri urtë mustaqe mut , se të hodha një bumje atomike e të shkosh në të satëme me gjithë Turqi " .
Kam gati nje jave qe ndjek nje media serbe ( Večernje Novosti) , kryeisht per lajmet mbi izraelin , cuditerisht gjeta te njejtat lloj komentesh pro izrael dhe atje . Me te njejtin format. Copy-paste , dhe carcaf te gjata. Me te njejta tema si dhe ketu ne shqipri : " Vllazeria Serbe - cifute" , "Vojska Srbije = IDF " . ' Sic po luftojne izraelitet per te cliruar vendin e tyre nga myslimanet , ashtu po / duhet te luftojne dhe serbet per te cliruar Kosoven nga colonialistet shqitpare musliman" . " Muslimanet jane e keqja e botes" , " Permendin prjejardhjen e shumices se izraeliteve qe vijne nga vendet sllave " , " Armikun e perbashket qe kane te dyja keto vende , Turqine ", " kontratat e shumta mbi armatimet qe kane bashke" etj etj .. Shume e cuditshme , sepse te njejtat komente gjejme dhe nga pro izraelitet ne vendin tone , por vetem sa kane ndryshuar emrin nga ' Shqiptaret ne Serb" , Nga " UCK" ne " "Vojska Srbije".
Izraeli ka të drejtën legjitime te ekzistencës. Miliardat që harxhohen për armatime mund ta kishin ndryshuar jetën e popujve në lindjen e mesme. Turqia të rrj urtë. Asnjë ish perandori nuk është rikthyer
Dhe kta gerr verr ja shpune ter jeten .
rrofte populli heroik i israelit qe ngjan aq shume me popullin shqiptar, te dy kane kuftuar ne shekuj per te mbijetuar kundra mutlimaneve, vetem israeli ua ka gjetur gjuhen ketyre bastardeve islamike
hahahaaa shalom Bibi ! Shkurt edhe sakte na mblodhe