A2 CNN ka siguruar pamje të shoferit të minibusit që humbi jetën dje në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës. A2 CNN mëson se 36-vjeçari Redion Hasimi, njihej si një shofer shembull dhe që nuk kishte kryer asnjë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e djeshme në hyrje të kryeqytetti, ndërsa furgoni i përfshirë në aksident i përkiste linjës së Beratit dhe po udhëtonte nga Berati drejt Tiranës.
Sipas informacioneve nga grupi hetimor, A2 CNN mëson se policia dyshon që drejtuesi i autobusit ka pasur një kolaps shëndetësor.
Policia ka marrë në pyetje pasagjerë të cilët kanë deklaruar se shoferi ka sinjalizuar se nuk ndihej mirë dhe se kishte shqetësim.
Po ashtu, pasi ka humbur kontrollin dhe ka dalë te korsia e emergjencës, grupi hetimor ka vënë re se nuk ka asnjë shenjë frenimi, pra dyshohet se gjendja e rënduar shëndetësore nuk i ka dhënë mundësi as të frenojë dhe as të ulë shpejtësinë, pasi përplasja ka qenë e fortë me barrierën e hekurit për shkak të shpejtësisë.
Ndërkohë, autobusi ka rezultuar që nuk ka pasur defekt, madje 1 muaj më parë kishte bërë edhe kolaudimin.
Si pasojë e aksidentit, mbetën të plagosur edhe 12 persona të cilët u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Disa prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.
Vraksinat e covid
Shofer dhe djal i qet. Por ka nje problem edhe me te rende ne kete ngjarje shum te rende $$$ $$$$ Perse ka qen kaq fatale goditja ?? A e dini ju qe shinat anesore mbrojtese i jan futur autobuzit Mes per mes ?? Dhe jane keto qe kane shkaktuar me se shumti Viktimat. $$$$ $$$$ A e dini se perse nje shine/mbrojtese anesore eshte futur mes per mes autobisit, dhe nuk i ka shtyre per me tutje, per ta zbutur Goditjen?? ??? Sepse, sepse, ne vendin e Goditjes, Kastrati ka hapur "SHTEGUN" per tek karburanti i vet, dhe nuk e ka perkulur presen e shines mbrojtese, nuk ka vene mbrojtesen e Lakuar, qe jane te Detyrueshme Ligjerisht dhe te Domosdosjhme. $$$$$ $$$$$$ Po te kaloni sot, tek i njejti Vend, do te shikoni qe Kastrati apo Kompania e rrugeve, kane vendosur mbrojtesen e Detyrueshme, qe duhet te ishte aty para Aksidentit. $$$ $$$$ Fshehja e shkaqeve te kaq shum viktimave, dhe Lenia vetem ne shpine te shoferit qe pesoi Infarkt, eshte edhe me e rende se vet Aksidenti. $$ $$$$ Policia e Shtetit dhe Media e fshehin faktin qe Kastrati apo Kompania e Rugeve, apo te dy ne bashkepunim, jane shkakter e pergjegjes, per kaq shum viktima, sepse nuk kan vendosur mbrojtesen e perkulur.
Sa Gjynah
Tragjike. U prehte ne paqe!
te gjithe shoferat qe driving makina ne sherbim te komunitetit duhet ne cdo 6 muaj te bojne testin shendetesor njesoj si ne perendim , per arsye siigurie qe te shmangin accidentet , pike !.
Si mund te shmanget nje Infarkt? A dihet se kur mund te vije?
Transporti public eshte I pa sigurte . Siguria ne rruget e shqiperise, qytete urbane inter urbane eshte I pa sigurte. Kontrolli I sigurise shendesore dhe profesionale te shoferave duhet te jete rregullisht. Shoferat e linjave interurbane shume here flasin ne celular kur shpejtesia e automjetit eshte 70 -80 km/ore !!!