Uran Bislimi shokon Baselin e Xherdan Shaqirit

Futboll

Uran Bislimi shokon Baselin e Xherdan Shaqirit

Nga: K.Goca Më: 6 shtator 2026 Në ora: 19:39
Uran Bislimi

Lugano ka shënuar një fitore të madhe si mysafire ndaj Baselit, duke e mposhtur me rezultat 3:1, në kuadër të javës së shtatë të Kampionatit të Zvicrës.

Uran Bislimi ishte protagonist në këtë triumf, duke shënuar golin e dytë për Luganon në minutën e 61-të.

Për Luganon shënuan Cimignani (59’), Bislimi (61’) dhe Kendouci (81’), ndërsa golin e vetëm për Baselin e realizoi Metinho (47’).

Bislimi e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Albian Ajeti u inkuadrua në minutën e 63-të. Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri u aktivizua në pjesën e dytë, nga minuta e 46-të, dhe në minutën e 70-të u ndëshkua me karton të verdhë.

Edhe Bislimi mori karton të verdhë në minutën e 84-të, ndërsa më pas u zëvendësua.

Pas kësaj fitoreje, Lugano kryeson tabelën me 18 pikë, ndërsa Baseli renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat