Raphinha e barazon rekordin e Messit, me golin ndaj Valencias

Raphinha e barazon rekordin e Messit, me golin ndaj Valencias

Raphinha është në ‘zjarr’. Braziliani shënoi golin e tretë të Barcelonës ndaj Valencias në “Mestalla”, duke arritur në gjashtë gola në katër ndeshjet e para të tij në La Liga këtë sezon dhe duke iu bashkuar legjendës së klubit, Lionel Messi, në një listë të jashtëzakonshme.

Sipas “Mundo Deportivo”, Raphinha është vetëm lojtari i dytë në këtë shekull që shënon gjashtë gola në katër ndeshjet e para të ekipit të tij në një sezon të vetëm të La Ligës.

I pari që e kishte arritur këtë ishte Messi, i cili e bëri këtë dy herë me Barcelonën.

Dy herët kur Messi shënoi gjashtë gola në katër ndeshjet e para erdhën në sezonet 2012/13 dhe 2013/14.


Në të dyja rastet, argjentinasi realizoi nga gjashtë gola në katër takimet e para. Vite më vonë, Raphinha e ka barazuar këtë arritje, duke konfirmuar një nisje të jashtëzakonshme në aspektin ofensiv me klubin katalanas.

Ai e nisi sezonin me dy gola ndaj Elches, më pas shënoi kundër Athletic Bilbaos dhe realizoi edhe dy gola të tjerë ndaj Rayo Vallecanos. Goli ndaj Valencias e çoi në kuotën e gjashtë golave dhe e vendosi të vetëm në krye të listës së golashënuesve të La Ligës, një gol mbi sulmuesin e Rayo Vallecanos, Camello.

Por barazimi i rekordit të Messit nuk është fundi. Tashmë Raphinhës i është shfaqur mundësia për të shkruar një tjetër faqe në historinë e Barcelonës: të shënojë në pesë ndeshje radhazi, diçka që në La Liga e kanë arritur vetëm César Rodríguez dhe Zlatan Ibrahimović me fanellën e Barcelonës.

Të ngjashme
Moti për javën e ardhshme

Moti për javën e ardhshme

Mbijetoi 10 ditë nën rrënoja, gruaja nxirret e gjallë në Nepal

Mbijetoi 10 ditë nën rrënoja, gruaja nxirret e gjallë në Nepal

Kjo është situata në pikat kufitare të Kosovës

Kjo është situata në pikat kufitare të Kosovës

Situatë e ndërlikuar, çfarë po ndodh me Zhegrovën te Juventusi?

Situatë e ndërlikuar, çfarë po ndodh me Zhegrovën te Juventusi?

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

Shpërthen vullkani Krakatoa në Indonezi, kaos në trafikun ajror, pezullohen fluturimet në 6 aeroporte

Shpërthen vullkani Krakatoa në Indonezi, kaos në trafikun ajror, pezullohen fluturimet në 6 aeroporte

10 ditë deri te verdikti, 16 shtatori vendos fatin e ish-krerëve të UÇK-së

10 ditë deri te verdikti, 16 shtatori vendos fatin e ish-krerëve të UÇK-së

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Hoti në mbështetje të Kujtim Shalës dhe Hykmete Bajrami, poston fotot e tyre me mbishkrim simbolin e LDK-së

Hoti në mbështetje të Kujtim Shalës dhe Hykmete Bajrami, poston fotot e tyre me mbishkrim simbolin e LDK-së

Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit

Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit

Aksident në Arllat të Malishevës, përfshihen tri vetura

Aksident në Arllat të Malishevës, përfshihen tri vetura

Zjarri vijon prej 24-orësh në Shkodër, flakët afrohen pranë banesave

Zjarri vijon prej 24-orësh në Shkodër, flakët afrohen pranë banesave

0:000:00