E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vala e të nxehtit vijon, temperatura deri në 37 gradë

Ilustrim · Vizion Plus

Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe të vendit.

Reshje të dobëta priten në qarqet Dibër, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në qarqet e tjera të vendit nuk priten reshje dhe moti do të jetë më i qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit pritet të luhaten në këto vlera:

Në zonat bregdetare: 23°C deri në 37°C

Në vendet e ulëta: 20°C deri në 36°C

Në zonat malore: 16°C deri në 31°C

Sa i përket erës, ajo pritet të jetë me intensitet të lehtë deri mesatar. Në zonat bregdetare dhe ato malore, për momente, era mund të forcohet.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh