E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Digjen dy stane në fshatin Trodhën, situata mbetet kritike edhe në Madhesh, ndërhyrja nga toka e vështirë

Ilustrim · Vizion Plus

Mat- Dy stanet e bagëtisë që rrezikoheshin një ditë më parë nga zjarri në fshatin Trodhën të Ulzës nuk i kanë shpëtuar flakëve.

Mbrëmjen e kaluar ata janë djegur plotësisht nga zjarri i fuqishëm që ka përfshirë zonën prej së dielës.

Zjarri po rrezikon edhe fermën që kishte 250 krerë lopë pasi flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe thatësirës së madhe.

Po ashtu, vatra e zjarrit po përhapet edhe në drejtim të Shkopetit teksa në fshatin Madhesh rrezikohen banesa si dhe 200 koshere bletë.

Autoritetet vendore vijojnë operacionin nga toka por terreni është tepër i vështirë dhe është e pamundur futja e mjeteve zjarrfikëse.

Ndërsa nga ajri operacioni deri ditën e djeshme ka vijuar vetëm me një helikopter, i cili në orët e pasdites asistoi edhe në zjarrin e rënë në fshatin Mallunxë, pasi kishte dalë jashtë kontrollit dhe ishte pranë zonës së banuar.

 

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh