E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hoxha takon homologun malazez: Gjithçka qetë në këtë anë të frontit të Ballkanit Perëndimor

Ilustrim · Vizion Plus

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar në Bled me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke i cilësuar ato si të shëndetshme dhe miqësore, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe integrimit evropian.

“Pas takimit me homologun dhe mikun tim, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, mund të them pa asnjë fije dyshimi:

“Gjithçka qetë në këtë anë të frontit të Ballkanit Perëndimor.”

Ne konfirmuam atë që dihet tashmë dhe që ka qenë gjithmonë prezente: marrëdhënien e shëndetshme dhe miqësore midis dy vendeve tona, si fqinjë të mirë, partnerë të besuar, aleatë të NATO-s dhe në krye të rrugës drejt anëtarësimit në BE.

Shqipëria ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitetin, lidhshmërinë dhe kontaktet midis njerëzve, sepse kështu ndërtojmë besim, i afrojmë shoqëritë tona dhe krijojmë një të ardhme të përbashkët evropiane për të gjithë”, shkruan Hoxha.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh