LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion

• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 99-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 99 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • Pavarësisht 99 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • Aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në ditën e 100-të, ndërsa është paralajmëruar rrethimi i Kryeministrisë. • Protestuesit kanë sinjalizuar gjithashtu se aksioni do të zhvendoset edhe përpara Parlamentit me rinisjen e sesionit parlamentar. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor gjatë tubimit. 

7 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

“Rama në burg", qytetarët vijojnë marshimin: Studentët kërkojnë revolucion

"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë,
pamjet

TIRANË- Me thirrjet “Rama në burg" dhe "Studentët kërkojnë revolucion", qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në ditën e 100-të, ndërsa është paralajmëruar rrethimi i Kryeministrisë. Ata kanë sinjalizuar gjithashtu se aksioni do të zhvendoset edhe përpara Parlamentit me rinisjen e sesionit parlamentar.

"Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor gjatë tubimit./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë,
pamjet

TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria nëpër rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë. 

“Nuk shitet Shqipëria. Shitet qeveria”, “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, "Revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Nuk na përfaqësoni", janë disa nga thirrjet që kanë brohorit në kor protestuesit. 

Për 99 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira./Dosja.al 

2 ORE ME PARE

Aktivistja thirrje: Të martën te Parlamenti për t’ju thënë se nuk na përfaqësoni

"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë,
Aktivistja Arvina Lleshi

TIRANË- Aktivistja Arvina Lleshi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që shënon 100 ditët e saj, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe të gjithë klasës politike. Aktivistja njoftoi gjithashtu se në datën 8, në orën 17:00, do të mblidhen pranë Parlamentit, për tu thënë deputetëve se nuk përfaqësojnë më popullin. Ajo e cilësoi Kuvendin si “Parlamentin e krimit”, duke përsëritur thirrjen për mobilizim qytetar.

"Nesër, në 100 ditët e protestës, i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në shesh. Të bashkohen për t’i kërkuar dorëheqjen Edi Ramës dhe gjithë klasës politike. Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje!… Më datë 8, në orën 17:00, takohemi te Parlamenti për t’ju thënë se “nuk na përfaqësoni”. Parlament i krimit. Parlament i krimit. Parlament i krimit…”, tha ajo./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë kombëtare

"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë,

TIRANË- Një protestues ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e zjarreve, përmbytjeve dhe situatës ekonomike, duke akuzuar institucionet për dështim në përballimin e problemeve të vendit. Duke iu referuar protestës që nesër shënon 100 ditë, ai bëri thirrje për mosbindje civile dhe paralajmëroi bllokimin e institucioneve dhe rrugëve. Protestuesi theksoi gjithashtu se dy kërkesat urgjente janë: Dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.

"Sot dua të flas për situatën e krijuar në vendin tonë, ku kur vjen vera, ky vend digjet nga zjarret, sepse zjarrfikësja vonon 3  orë dhe në Fier u dogjën biznese dhe u rrezikuan jetë njerëzish. Digjet Himara turistike, sepse helikopterit i mbaron benzina rrugës. Dhe kur vjen dimri, vendi ynë shkretohet nga përmbytjet. Ku është shteti? Ky palo shtet që ka rënë me kohë. Ku është ky shtet kur nafta ka shkuar për 220 lekë për litër, kur ushqimet kanë shkuar në qiell, kur pensionet kanë shkuar në zero, kur ekonomia ka rënë, kur rinia largohet nga vendi.

Ku është ky shtet kur arsimi ka shkuar në zero dhe kur fëmijët janë përgjysmuar, kur klasa e parë nuk ka më fëmijë, kur mësuesit nuk kanë shkolla. Ku është ky shtet që nuk i përgjigjet kësaj proteste që vajti 100 ditë në këtë shesh? Nesër plotësojmë 100-ditëshin, ndaj i them të gjithëve, në protestë kombëtare! Të vazhdojmë mosbindjen civile, ndryshe këta nuk marrin vesh. Do vazhdojmë mosbindjen, do bllokojmë institucionet, rrugët dhe t’i detyrojmë të japin dorëheqjen. Ndaj mendoj se sot, ato 5 pikat që i kemi shpallur, dy të parat janë urgjente, Rama, jep dorëheqjen dhe qeveri teknike," tha protestuesi./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Duhet ta shkulim me rrënjë"/ Protestuesi: Rama ka shumëzuar me zero institucionet dhe ka krijuar partinë-shtet

"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë,

TIRANË- Një protestues ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se po e zëvendëson rolin e institucioneve me strukturat partiake. Gjatë fjalës së tij, ai kritikoi “Praninë Besnike”, duke thënë se qytetarët po orientohen drejt partisë për probleme që duhet të zgjidhen nga Kadastra, arsimi apo institucionet e tjera shtetërore. Ai bëri thirrje për rrëzimin e kësaj qeverie, duke e krahasuar modelin aktual me periudhën e regjimit të Enver Hoxhës.

"Ajo që ka ndodhur këto ditë është ulëritëse. Qeveria që ka 13 vite në pushtet, e që ka hyrë në vitin e 14-të, po na thotë që problemet tona nuk i zgjidh shteti, nuk i zgjidh institucioni, por i zgjidh partia nëpërmjet “Pranisë Besnike”. Ata i kanë hapur disa zyra dhe po na tregojnë se problemet tona, në rast se ne kemi një problem me pronën, nuk duhet të shkojmë te Kadastra, por te zyra e partisë. Nëse ke një problem me arsimin, kopshtet, nuk duhet të shkojmë te drejtoria rajonale, por duhet të shkojmë te zyra e partisë.

Pra, kjo qeveri, me zë, figurë dhe veprime, e ka njëhsuar shtetin me partinë. Pra, e ka shumëzuar me zero çdo institucion shtetëror dhe mendon që të shkojmë te deputeti i zonës që kemi një hall, dhe deputeti të hyjë mik te Kadastra që të marrim certifikatën e pronësisë, atë që na takon. Pra këta, për 99 ditë, jo që nuk kanë reflektuar, por janë bërë edhe më agresivë në filozofinë e tyre politike, të partisë-shtet. Këtë parti-shtet që Edi Rama ka krijuar së bashku me qeverinë e tij dhe që e ka perfeksionuar me deputetë e sistemit e patronazhimit, ne duhet ta shëmbim. Ne duhet ta shkulim me rrënjë, sepse në rast se këta vazhdojnë të jenë në pushtet edhe për disa muaj, edhe për disa vite, shteti do të zhduket dhe, njësoj si në kohën e Enver Hoxhës, do të jetë një alternativë, Partia e Punës, pasardhëse e të cilës është Partia Socialiste," tha protestuesi./Dosja.al

3 ORE ME PARE

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen (VIDEO)

"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë,
pamjet

TIRANË- Qytetarët pas organizimit në sheshin Skënderbej, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “arrestoni Ramën”, qytetarët po vijojnë marshimin në protestën e 99 kundër qeverisë.

Qëndresa, e cila ka hyrë tashmë në muajin e katërt, vijon me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe ndryshim të sistemit politik./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Dita e 99-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë,

TIRANA- Protestuesit kanë nisur organizimin në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 99 të revoltës së tyre kombëtare. Përmes këtyre protestave, ata kanë kërkuar plotësimin e disa kërkesave, ku e para është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama nga qeveria.

Pas organizmit, ata do të zhvendosen drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Protesta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa të shumta kanë qenë mediat e huaja që i kanë kushtuar artikuj./Dosja.al

protesta kunder rames

Sondazh

Poll

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Thirrja e Berishës nga Amerika: Diaspora të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri...

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë

Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë...

Këlliçi nga New Jersey: Takimi më madhështor i organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!