Juventus - Milan, formacionet zyrtare

Futboll

Juventus - Milan, formacionet zyrtare

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 19:51
Pamje nga ndeshja

Juventus dhe Milan do të takohen sonte në “Allianz Stadium”, në supersfidën e javës së tretë në Serie A.

Të dyja ekipet kanë nga dy fitore në dy javët e para. Bardhezinjtë vijnë me shumë mungesa në këtë takim, për shkak dëmtimesh. Për kuqezinjtë mungon vetëm Matteo Gabbia, i dëmtuar.

Spalletti hedh nga minuta e parë Nico Gonzalez, Randal Kolo Muani dhe Kerim Alajbegovic.

Për boshnjakun e transferuar këtë verë, kjo është ndeshja e parë që nis si titullar. Edon Zhegrova si zakonisht në stol.

Në anën tjetër, Adrien Rabiot e nis si titullar për herë të parë këtë sezon. Po ashtu edhe Diego Moreira.

Juventus XI: Vicario; Kalulu, Bremer, Lucumi, Celik; Locatelli, Douglas Luiz; Conceicao, Nico Gonzalez, Alajbegoviq; Kolo Muani

Milan XI: Maignan; Gila, De Winter, Pavlloviq; Moreira, Modric, Musah, Estupinan; Rabiot, Saelemaekers; Ramos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat