Gjykata bllokon urdhrin e Trumpit për kufizuar marrjen e shtetësisë nga lindja në SHBA
Një gjykatëse federale ka bllokuar përpjekjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të kufizuar dhënien e shtetësisë amerikane në bazë të lindjes në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Gjykatësja e Distriktit Federal, Deborah Boardman, nxori të mërkurën një urdhër paraprak që ndalon zbatimin e disa dispozitave të urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Trump në gusht, rapoton Politico.com
Urdhri synonte t’u mohonte shtetësinë fëmijëve të lindur në territorin amerikan nga prindër të huaj që kishin udhëtuar drejt SHBA-së me synimin që fëmija të fitonte shtetësinë, praktikë e njohur si “turizëm lindjeje”.
Sipas gjykatëses Boardman, urdhri i ri i Trumpit bie ndesh me vendimin e Gjykatës Supreme të qershorit, e cila rrëzoi dispozitat kryesore të një direktive më të gjerë për shtetësinë nga lindja, të firmosur prej tij në ditën e parë të mandatit.
“Gjykata Supreme ka folur. Vendimi i saj i qershorit është ligji i vendit. Presidenti duhet ta zbatojë atë”, deklaroi gjykatësja.
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
Shembet rezidenca për studentë në Delhi, dhjetëra persona mbeten të bllokuar nën rrënoja
Përfundon raundi i parë i bisedimeve Zelensky-Witkoff-Kushner
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
- 18:43 Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
- 18:26 Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
- 18:04 Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)
- 18:00 Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve